Në një organizim madhështor nga Federata e Futbollit e Kosovës të mbajtur të shtunën mbrëma në ‘Klan Arena’, u zgjodhën “Laureatët e Vitit 2022”
Pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2022 në Superligën e Kosovës, zgjedhur nga trajnerët e të gjitha skuadrave të Superligës është edhe mesfushori defanziv i skuadrës sonë, Ilir Krasniqi.
Në mesin e mysafirëve të shumtë nga sporti e politika si Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, prezent në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit ishte edhe Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina dhe kryetrajneri, z. Tahir Batatina, të cilët u ndanë shumë të lumtur me arritjen e lojtarit Ilir Krasniqi i cili ka shkëlqyer me paraqitje gjatë vitit që po përmbyllim.
Përveç formacionit më të mirë të vitit, u ndanë edhe çmime tjera.
Poashtu, kishim nderin e madh që Federata e Futbollit e Kosovës dhe Presidenti z. Agim Ademi të nderoj me mirënjohje postmortum për vëllaun e vëllezërve Batatina, Alushin i cili ndërroj jetë në tetor të këtij viti.
KF Llapi uron Ilir Krasniqin për zgjedhjen në formacionin e vitit 2022 dhe poashtu gjithë laureatët tjerë që u nderuan me çmime në mbrëmjen e sotme.







