https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përdorimi i armëve të ftohta nga të rinjtë – shqetësuese

Përdorimi i armëve të ftohta nga të rinjtë – shqetësuese

Përballë një rritjeje shqetësuese të rasteve të vrasjeve dhe dhunës në vend, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se siguria publike po shkon drejt përkeqësimit dhe kërkon ndërhyrje urgjente institucionale për të parandaluar thellimin e krizës.

Shala në intervistë për Ekonomia Online tha se krahas analizimit të mënyrës së kryerjes së veprave, duhet të shqyrtohen edhe shkaqet që shtyjnë personat drejt këtyre akteve. Sipas tij, një qasje gjithëpërfshirëse institucionale është e domosdoshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Tani më mund të konstatojmë një fakt: siguria publike është duke agravuar. Pra, aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me vrasje janë në rritje e sipër dhe ne do të duhej që të fokusoheshim në gjetjet e elementeve shtytës. Të dihet se a janë duke u kryer nga arma e zjarrit apo janë duke u kryer nga mjetet e ndryshme të mprehta, thika dhe gjësende të tjera.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Njëkohësisht, do të duhej analizuar shkaqet që kanë shtyrë personat në fjalë të kryejnë aktivitete të tjera: a janë të ngjashme, a kanë analogji njëra me tjetrën dhe më pastaj të nxirret një konkluzion konkret, i ndërmarrë si veprim institucional, duke filluar nga zyrat këshilluese në nivelin komunal që do të duhej të organizoheshin dhe të ristrukturoheshin, njëkohësisht duke i bashkërenduar veprimet me policinë në komunitet, prokurorinë, gjyqësorin që dalëngadalë të përmblidhet çështja e minimizimit dhe marrjes së masave preventive sa i përket aktiviteteve që kanë të bëjnë dhe ndërlidhen me çështjen e vrasjeve”, tha ai.

Shala shpreh shqetësimin për përdorimin në rritje të armëve të ftohta, si thikat, në mesin e të rinjve, veçanërisht në shkolla, të cilat shpeshherë përdoren për qërim hesapesh.

ADVERTISEMENT

“Armët e ftohta janë permanente, jo vetëm në shoqëri, por edhe në nivele të pjesës së rinisë kosovare. Këto armë të ftohta kryesisht tanimë janë duke u përdorur si mjete për qërim të hesapeve, ndaj të cilave do të duhej që edhe mekanizmi edukativ këshillëdhënës, pra shkollat dhe drejtoritë komunale të arsimit në nivel vendi të hartojnë një procedurë standarde operative se si t’i qasen këtij problemi, duke minimizuar që nxënësit, të rinjtë të mos bartin armë të ftohta gjatë procesit edukativo-arsimor”, tha Shala.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e rolit aktiv të Shërbimit Sprovues të Kosovës, i cili, sipas tij, ka potencial për të kontribuar në riedukimin dhe riintegrimin e kryesve të veprave penale në shoqëri, por mbetet në hije në diskursin institucional.

Post Views: 42

Poste të ngjashme

Ibrahimovic përmendi lojtarin anglez që i pëlqeu më së shumti nga të tjerët

Ibrahimovic përmendi lojtarin anglez që i pëlqeu më së shumti nga të tjerët

10/05/2025, 15:30

Zlatan Ibrahimovic përmendi ish-lojtarin anglez që i pëlqente më shumë, në një intervistë të vjetër. Ish-ylli i Suedisë, Ibrahimovic, ishte...

Kurti insiston për kandidaten: Albulena është mbesa e Ahmet Haxhiut, bashkëpuntor i Demaçit, kishte ndihmuar UÇK-në

Kurti insiston për kandidaten: Albulena është mbesa e Ahmet Haxhiut, bashkëpuntor i Demaçit, kishte ndihmuar UÇK-në

10/05/2025, 14:28

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, po vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës,...

Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

Tahiri i AAK-së: Kurti dhe LVV duan të imponojnë logjikë nënshtrimi, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese

10/05/2025, 14:25

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës dhe insistimin...

Fero ndahet nga gruaja e dytë?

Fero ndahet nga gruaja e dytë?

10/05/2025, 14:02

Reperi Fero, pak më parë dha lajmin se pas divorcit me Arbenita Ismajlin, ishte martuar përsëri me vajzën, të cilën...

Podujevë: I mituri kapet në flagrancë me armë zjarri, përfundon në Polici

Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij në Ferizaj

10/05/2025, 13:20

Një 19-vjeçar në Ferizaj ka plagosur motrën e tij me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, Kanun Veseli,...

Lajmi i fundit

Ibrahimovic përmendi lojtarin anglez që i pëlqeu më së shumti nga të tjerët

Ibrahimovic përmendi lojtarin anglez që i pëlqeu më së shumti nga të tjerët

10/05/2025, 15:30
Kurti insiston për kandidaten: Albulena është mbesa e Ahmet Haxhiut, bashkëpuntor i Demaçit, kishte ndihmuar UÇK-në

Kurti insiston për kandidaten: Albulena është mbesa e Ahmet Haxhiut, bashkëpuntor i Demaçit, kishte ndihmuar UÇK-në

10/05/2025, 14:28
Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

Tahiri i AAK-së: Kurti dhe LVV duan të imponojnë logjikë nënshtrimi, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese

10/05/2025, 14:25
Fero ndahet nga gruaja e dytë?

Fero ndahet nga gruaja e dytë?

10/05/2025, 14:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv