Një përleshje fizike ka ndodhur të premten pasdite në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes katër të rinjve, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme në rrjetet sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i godasë me thikë tre persona të tjerë që ishin përfshirë në rrahje.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 09.05.2025-13:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në rrjetet sociale, është përfshirë në një rrahje me tre të dyshuar tjerë. I dyshuari i mitur ka tentuar që t’i godas me një mjet të mprehtë-thikë të dyshuarit tjerë, por nuk ka arritur. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe një sprej. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info