Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sondazhi i fundit i cili pritet të publikohet tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe punën e qeverisë Kurti.
Bajqinovci thotë se ‘një sondazh i tillë vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit’.
Ai thotë se fitorja e madhe po vjen dhe se 9 shkurti është i tyre.
“S’ka kthim mbrapa!Paskan me i shkarku kryetarët e partive opozitare.Sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe punën e qeverisë Kurti. Ndërkohë, ky sondazh vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit. Shifrat janë të pamëshirshme dhe të qarta: qytetarët kanë vendosur se kush e meriton besimin dhe kush jo” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”
Postimi i plotë:
S’ka kthim mbrapa!
Paskan me i shkarku kryetarët e partive opozitare.
Sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe punën e qeverisë Kurti.
Ndërkohë, ky sondazh vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit. Shifrat janë të pamëshirshme dhe të qarta: qytetarët kanë vendosur se kush e meriton besimin dhe kush jo.
LVV është në kulminacion dhe mbështetja e qytetarëve na jep forcë për të vazhduar me punë, transparencë dhe përkushtim ndaj Republikës sonë.
Fitorja e madhe po vjen. 9 Shkurti është i yni!