https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Beogradi i liron tre serbë të Kosovës, u paraburgosen se vepruan “kundër rendit kushtetues të Serbisë”

Beogradi i liron tre serbë të Kosovës, u paraburgosen se vepruan “kundër rendit kushtetues të Serbisë”

Autoritetet serbe i kanë liruar të enjten tre serbë të Kosovës nga paraburgimi, të cilët janë ndaluar me dyshimin se kanë punuar “kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe kanë synuar “ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ivan Niniq, avokati i njërit prej të ndaluarve, Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, klienti i tij është liruar, për shkak të mungesës së provave, ndonëse një javë më parë i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë.

Leposaviqi është komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

ADVERTISEMENT
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Pesë dëshmitarët e parë erdhën, refuzuan të dëshmojnë, duke thënë se kishin frikë për sigurinë e tyre, pastaj u thirrën edhe katër dëshmitarë, një dëshmitar erdhi dhe tre jo. Prokurori ka konstatuar se nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar praninë e tyre, duke qenë se ata janë në territorin e Kosovës dhe Serbia nuk ka mekanizma që t’i detyrojë të vijnë”, ka thënë Niniq, duke theksuar se këta dëshmitarë janë identifikuar nga Policia e Serbisë.

Dragan Nikoliq, ish-polic i Kosovës, ka dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të serbëve në veri, nga institucionet e Kosovës.

Dragan Nikoliq dhe tre serbët tjerë nga Kosova janë arrestuar në muajin prill, teksa kanë qenë duke e kaluar pikën kufitare me Serbinë.

Avokati i Nikoliqit, Niniq, ka thënë se personi i katërt nuk është liruar, për shkak të “përfundimit të disa veprimeve dëshmuese”.

Ai e ka përsëritur dyshimin e tij se ky proces është “i inskenuar politikisht”, dhe se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete.

Niniq i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se të gjithë dëshmitarët e kanë një të përbashkët: “Ata i marrin rrogat nga buxhetet komunale në veri të Kosovës”, pra janë nën “kontrollin e Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.

Autoritetet serbe nuk i kanë raportuar në media këto arrestime, por avokatët e të arrestuarve e kanë njoftuar opinionin për to./REL/

Post Views: 163

Poste të ngjashme

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18

Sot pritet të mbahet seanca e radhës në Parlamentin e Kosovës, që do të jetë edhe tentativa e 34 për...

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar për 19 Qershor- Ditën e Çlirimit të Podujevës, të enjtën (19.06.2025) do të...

Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës. Punimet do të zhvillohen në gypin...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25

  Sot është pensionuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, Agim Veliu. Me ceremoni solemne ai u përshëndet nga zyrtarët...

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

18/06/2025, 12:00

Një grua është goditur para pak çastesh nga një veturë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”. Sipas...

Lajmi i fundit

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18
Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31
Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv