“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...
Pacientët e Klinikës së Onkologjisë, përveç problemeve shëndetësore thonë s epo përballen edhe me pritjet e gjata për të marrë shërbimin e kimioterapisë. Ata thonë se duke qenë të sëmurë e kanë të vështirë të presin aq gjatë, derisa kanë shtuar se kanë dërguar ankesë të Ministria e Shëndetësisë për një gjë të tillë. Por, nga kjo e fundit e kanë mohuar një gjë të tillë. Kritika për kushte jo të mira në Onkologji kanë pasur edhe deputetë opozitarë.
Për dy vite radhazi, ata udhëtojnë nga Mitrovica për në Prishtinë për të marrë këtë terapi dhe pritjet e gjata thonë se janë të mundimshme.
Me pritje të gjata nuk po përballen vetëm pacientët për kimioterapi, ngjashëm po përballen edhe ata për furnizim me barna.
Ankesa të tilla, ditë më parë i janë dërguar edhe ministrit të Shëndetësisë në formë të peticionit, nga ku kërkojnë që brenda 15 ditësh të evitohen këto vështirësi.
“Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në repartin Onkologjik, stafi teknik dhe personeli tjetër po përballen me vështirësi, për shkak të kushteve tejet të rënda, si rezultat i mungesës së stafit të pamjaftueshëm teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike dhe sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesës së disa barnave në këtë institucion.”
Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë kanë mohuar se ka pranuar një ankesë të tillë.
“Njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë në adresën e saj, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në këtë lajm. Me këtë rast, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë në bashkërendim me Bordin dhe menaxhmentin e ShSKUK-së si dhe akterë të tjerë relevant, janë angazhuar në vazhdimësi për të siguruar dhe ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientet në nevojë. Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme veçse është proceduar nga ShSKUK së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar.”.
Ndërkaq, nga Klinika e Onkologjisë kanë thënë se janë duku punuar në përmirësimin e kushteve.
“Renovimi hapësirës do të bëhet nga SHSKUK dhe MSH, ndërsa furnizimi me ilaçe është rreth 90 % dhe së shpejti do të vinë infermierë shtesë”, tha Ilir Kurtishi.
Derisa kritika për sistemit shëndetësor në Kosovë, ka pasur edhe nga opozita.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se asnjëra nga qeveritë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.
Sipas saj, ministri Arben Vitija sa më parë duhet të kujdeset për gjendjen e kësaj klinike.
Sa i përket shërbimeve dhe mungesës së ilaçeve në klinikat e QKUK-së, pacientët vazhdimisht janë ankuar.
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...