https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Foshnjat e braktisura në dorë të fatit, në vitin 2022 vetëm një çift shprehi interesim për birësim

Foshnjat e braktisura në dorë të fatit, në vitin 2022 vetëm një çift shprehi interesim për birësim
Share on FacebookShare on Twitter

Lindja e një foshnje përcillet me ngrohtësi, dashuri e lot gëzimi. Por, jo pak raste janë shënuar në Kosovë, kur në momentin e ardhjes në jetë të fëmijëve, prindërit për arsye të ndryshme, fatkeqësisht iu kanë kthyer shpinën atyre, duke i braktisur në dhomat e Klinikave dhe duke i lënë në dorë të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kjo dukuri e braktisjes së fëmijëve vazhdon të jetë ende fenomen shqetësues në vendin tonë.

Për këtë rast Gazeta Sinjali, ka kontaktuar me drejtoreshën e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

E njëjta, ka thënë se në këtë klinikë, kushtet për foshnjat e braktisura janë të mira dhe se kujdesi është maksimal. Derisa ka treguar se vitin që lamë pas, vetëm një çift ka shprehur interesim për birësim.

“Në Klinikën tonë, kushtet janë të mira për foshnjat e braktisura dhe kujdesi është maksimal. Gjatë qëndrimit në Klinikën e Neonatologjisë vitin e kaluar vetëm një çift ka shprehur interesim për birësim”, ka thënë ajo.

Kurse, sa i përket gjendjes në tri vitet e fundit, nga të dhënat e kësaj Klinike vërehet se ka ulje të shifrave, në vitin 2020 kanë qenë 19 foshnje të braktisura, në vitin 2021, 8 fëmijë, derisa në vitin 2022 numri ka rënë në 7.

“Në vitin 2020 gjithsej 39, prej tyre 19 të braktisur, 20 ribashkim familjar me një ose dy prindër. Në vitin 2021 gjithsej 37, fëmijë të braktisur 8 dhe 29 ribashkim familjar. Kurse, në vitin 2022 gjithsej 40, prej tyre 7 të braktisur, 33 ribashkim familjar me një ose dy prindër”, ka deklaruar ajo për Gazetën Sinjali.

Sa i përket rasteve kur nënat e reja braktisin fëmijët dhe ikin pa paralajmërim nga Klinika, Ismaili është shprehur se nuk kanë evidentuar raste të tilla.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk kemi te evidentuara raste të nënave të këtyre foshnjave të cilat kanë lëvizur nga klinika pa paralajmërim. Ndërkohë që skemat sociale janë duke punuar intensivisht në ndihmë të fëmijëve të braktisur”, ka thënë ajo.

Ndryshe, përmes kampanjave të ndryshme vetëdijesuese bëhet thirrje për mosbraktisje të fëmijëve.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Enver Hasani merr ftesë për ligjëratë në Oxford Union, forumin e famshëm të debatit të universitetit prestigjioz britanik

12/04/2026, 16:41

Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv