https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kievi thuajse në terr, sulmet ruse “dërrmojnë” sistemin energjetik të Ukrainës

Kievi thuajse në terr, sulmet ruse “dërrmojnë” sistemin energjetik të Ukrainës

Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një “mbyllje të plotë”, ndërsa temperaturat nën zero po mbërthejnë vendin.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, tha se autoritetet po përpiqen të rikthejnë në funksion rrjetin elektrik të qytetit.

Sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të rënda në rrjetin energjetik të kryeqytetit ukrainas, ndërkohë sulmet me raketa po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Ukrainës, nga kryeqyteti, Kievi, në veri deri në Odessa në jug, duke shkatërruar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Fatkeqësisht, Rusia po vazhdon sulmet me raketa kundër infrastrukturës kritike civile të Ukrainës, duke luftuar kundër popullatës civile dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë, ngrohje dhe sistemet e komunikimit gjatë dimrit.” Ai i bëri këto komente gjatë bisedimeve me nënpresidentin e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis në Kiev.

Kryeministri ukrainas shtoi se, “më 15 nëntor, Rusia hodhi rreth 100 raketa në qytetet e Ukrainës. Pothuajse gjysma e sistemeve tona energjetike janë çaktivizuar”.

Mes një moti me temperatura të ulëta, rreth 10 milionë njerëz në vend kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se njerëzit po përjetojnë ndërprerje të gjata të eneregjisë elektrike në 18 rajone, përfshirë Kievin, dhe ai shtoi se punonjësit e shërbimeve publike po bëjnë “gjithçka për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”.

Shefi ekzekutiv i operatorit shtetëror të shërbimeve të energjisë elektrike “Ukrenergo”, Volodymyr Kudrytskyi, tha në televizionin shtetëror ukrainas, se “ne duhet të përgatitemi për ndërprerjet e mundshme të gjata, por për momentin ne po njoftojmë oraret e ndërprerjes së energjisë elektrike që janë planifikuar dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ndërprerjet e energjisë elektrike të mos jenë shumë të gjata.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

OKB-ja tha se ka frikë nga një krizë humanitare këtë dimër nëse ndërprerjet e energjisë elektrike në Ukrainë vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmet e saj në Ukrainë kishin shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. Zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes thanë se ushtria ruse po përdorte armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat e mbrojtjes dhe ato industrial në Ukrainë, duke përfshirë “objektet e prodhimit të raketave”.

Ndërkohë të premten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me nënpresidentin e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis në Kiev dhe e falënderoi atë për programin e planifikuar të ndihmës financiare të BE-së prej më shumë se 18.5 miliardë dollarë në 2023.

Poste të ngjashme

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

06/11/2025, 7:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Atje është gjetur pa...

Kapen plot 193 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Kapen plot 193 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

27/10/2025, 17:08

Vijon me intensitet të lartë trafikimi i marijuanës drejt shtetit grek. Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit...

VIDEO/ Aksioni përfundon tragjikisht! 31-vjeçari bie për vdekje nga kati i 8, teksa tentoi t’i shpëtonte policisë

VIDEO/ Aksioni përfundon tragjikisht! 31-vjeçari bie për vdekje nga kati i 8, teksa tentoi t’i shpëtonte policisë

26/10/2025, 11:41

Një operacion i policisë kolumbiane për të arrestuar anëtarët e bandës famëkeqe “Tren de Aragua” ka përfunduar në mënyrë tragjike....

Autobusi nga Serbia shkakton aksident zinxhir në Zvicër – shoferi kosovar përfundon në arrest

Autobusi nga Serbia shkakton aksident zinxhir në Zvicër – shoferi kosovar përfundon në arrest

23/10/2025, 19:25

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Zvicër, pranë qytetit të Cyrihut, kur një autobus me udhëtarë nga Serbia ka...

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11/09/2025, 17:55

Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...

Lajmi i fundit

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

08/11/2025, 16:40
Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

08/11/2025, 16:25
Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

08/11/2025, 10:20
Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv