Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave që të marrin pjesë në tubimin publik të organizuar nga Komisioni për zgjedhjen e këshillave lokale.
Në lajmërim Komuna i ka bërë thirrje të veçantë grave që të bëhen pjesë e kësaj vendimarrje.
Ndërkaq tubimet publike do të ketë këtë rend dite:
1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillave lokale të fshatrave
2. Zgjedhja e Kryetarëve të Këshillave lokale të fshatrave
Fshatrat të cilët janë pjesë e agjendës janë paraqitur në këtë dokument zyrtar.