Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën takon kryetarët e komunave të Kosovës, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
Në ftesë thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, që do të zgjas më shumë se tre orë, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.
Gjatë këtij takimi do të shqyrtohen temat si buxheti për këtë vit dhe investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike.
Në këtë takim pritet të diskutohet për Buxhetin er Komunave për vitin 2023, investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike dhe të ndryshme.//Gazeta Sinjali







