https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën, ai do ta kuptojë shpejt se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlenë

Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën, ai do ta kuptojë shpejt se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se ka disa pika ku nuk pajtohet me Emisarin Special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ka theksuar se ai është një diplomat që e dëshiron më të mirën për gjithë rajonin.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurti ka thënë se me Escobar  nuk pajtohen rreth nismës së “Ballkanit të Hapur”. Tutje Kurti ka shtuar se Escobar i uron të mirën edhe Kosovës, edhe Serbisë, por ka thënë se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, nuk do ta ketë në shkëmbim të njëjtën gjë, transmeton Reporteri.net.

“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkan. Dhe nga ana tjetër, mendoj se Escobar dëshiron më të mirën për Serbinë. Ai i uron më të mirën edhe Kosovës. Këtë ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon pikëpamjen se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta”, ka thënë Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

I pyetur se a dëshiron të nënkuptojë me këtë se Escobar po i bën disa lëshime ndaj Beogradit, Kurti ka thënë se po.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, po kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”, ka thënë Kurti në intervistën për mediumin boshnjak Istraga. /Reporteri.net

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

06/12/2025, 10:02

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve....

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja

06/12/2025, 9:29

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë një konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00. Konferenca mbahet në...

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

05/12/2025, 22:37

Më 2 dhjetor, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e dy zyrtarëve policorë, nën dyshimin për përfshirje në...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Ja kush do të drejtoj drejtorinë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi

05/12/2025, 15:06

Saranda Stublla riemërohet drejtore e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Saranda...

Bahri Selimi riemërohet drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Bahri Selimi riemërohet drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

05/12/2025, 13:35

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka riemëruar Bahri Selimin në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe...

Lajmi i fundit

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

06/12/2025, 10:02
LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja

06/12/2025, 9:29
IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

05/12/2025, 22:37
Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Ja kush do të drejtoj drejtorinë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi

05/12/2025, 15:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv