Burimet nga Emergjencja kanë bërë me dije së i riu që u gjet pa shenja jete është Valmir Hasani, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet mW 14.03.2023
“Lajmërim. Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare,pasi pësoi një infrakt,ka ndërruar jetë Valmir ( Lulzim ) Hasani. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër ( 14 Mars ) në ora 16:00. Ngushëllime gjithë familjes dhe atyre që e njohën”, thuhet në njoftim.
Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta pasi i riu u kthye në shtëpi dhe papritmas u dëgjua një zhurmë. Kur familjarët e tij dolën nga dhoma u tmerrkuan kur e gjeten Valmirin të shtrire për tokë.
Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatese, me ç’rast ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.
“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.//gazeta Sinjali