Organizata Jo Qeveritare, “Lady”, ka hapur thirrje për aplikim për gratë e Komunës së Podujevës dhe Prishtinës.
Përmes këtij projekti inkurajohen gratë për ndërmarrësi dhe të integrohen në fushën e biznesit dhe vetpunësimit.
Shumë grave në Kosovë u mungon pavarësimi me punë. Pikërisht për këtë, kjo organizatë ka nisur një iniciativë të pazakontë. NGO (OJQ – Organizatë Jo Qeveritare), Lady, ka krijuar një rrjet grash që bëjnë punime të ndryshme, marrin pjesë në trajnime të ndryshme dhe arrijnë të krijojnë të ardhura përmes këtyre angazhimeve.
Sipas drejtueses së kësaj OJQ-je, Sanije Murati, qëllimi themelorë është që pjesëmarrëset të përfitojnë njohuri për tregun e punës, njohuri të reja në drejtim të zhvillimit të një fryme ndërmarrëse si dhe mbështetjen e ideve, në mënyrë që të jenë sa më aktive në jetën shoqërore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Murati, përmes një shkrimi në Facebook, ka inkuarajuar të gjitha gratë llapjane dhe prishtinase që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
Vazhdimin e kësaj nisme, e cila ka qenë aktive edhe viteve të kaluara, e ka përkrahur edhe nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu.
Detajet tjera ndodhen në vegëzën më poshtë:







