https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Peja dhe Mitrovica më të prekurat nga vërshimet

Peja dhe Mitrovica më të prekurat nga vërshimet
Share on FacebookShare on Twitter

Regjionet e Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë më të rrezikuarat nga vërshimet.

Kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku theksoi se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në gjitha qendrat emergjente. Ai ka kritikuar edhe kryetarët të cilët një muaj më parë shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ai ka paraqitur raportin e vërshimeve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Situata më e rëndë e vërshimeve është paraqitur në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikua më së shumti komunat e Istogut, Klina, Mitrovica, Skenderaji dhe komunat në veri të Kosovës, sikur e potencova Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për komunat veriore, ato të gjitha funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, njësitë e zjarrfikësve janë drejtpërdrejt të vetmit mekanizma janë tek ne, nuk janë në komuna”, ka njoftuar ai.

Abdullahu ka përmendur edhe regjione të tjera të cilat janë prekur nga vërshimet muajin e kaluar. Ai ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

ADVERTISEMENT

“Veprimet e marra nga Agjencia e Emergjencave, pas marrjes së raportit për motin nga Instituti Hidrometeorologjik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marrë këto veprime: ngritja e nivelit të gatishmërisë emergjente të qendrave operative emergjente rajonale që i kemi për tërë territorin e Kosovës, pa marrë parasysh që ata e kanë dhënë rajonin se ku do të ketë më shumë, neve si agjenci ndërmarrim masa në gjithë territorin e Kosovës. Në kuadër të këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë të tjerë të AME-së dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale ka pasur për qëllim për grumbullimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta nga terreni. Të gjitha njësitet e zjarrfikësve kanë ngritur nivelin e gatishmërisë”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu, theksoi se duhet të fuqizohet pushteti lokal që të përballen këto situata.

“Ne e kemi parë që herën e fundit nuk po i apostrofoj me emra as kryetarët, as drejtorët përkatës, por deklarata e tyre që thonë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, jep shenjë që nuk i dinë procedurat, sepse gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti. Ata në vend se të thonë që të shpallet gjendje emergjente, do të thotë u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Aty duhet të ketë shkelje të procedurave, amo mos respektim të procedurave në rast se nuk respektohen procedurat rrezikshmëria më e lartë është që të ndodhin gjëra të padëshirueshme me fatalitet”, ka shtuar ai.

Në janar të këtij viti, disa komuna të vendit u ballafaquan nga vërshimet pas reshjeve të dendura të shiut.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Enver Hasani merr ftesë për ligjëratë në Oxford Union, forumin e famshëm të debatit të universitetit prestigjioz britanik

12/04/2026, 16:41

Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv