https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rama largon shitësit ilegalë te stacioni i trenit: I kemi shpall luftë ilegalitetit

Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

Rama largon shitësit ilegalë te stacioni i trenit: I kemi shpall luftë ilegalitetit

Inspektorati i komunës së Prishtinës pas më shumë se dy dekadash, përmes një aksioni sot ka nis rrënimin e disa ndërtimeve pa leje por edhe largimin e shitësve ilegalë afër stacionit të trenit.

Nga ky aksion inspektues i cili pritet të zgjas edhe ditëve në vijim, do të largohen mbeturinat inerte dhe të tjera nga këto hapësira.

I pranishëm ishte edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili u shpreh se kjo hapësirë që po lirohet do të shfrytëzohet si park për qytetarët e zonës.

I pari i kryeqytetit theksoi se si komunë i kanë shpall luftë ilegalitetit, ndërsa shtoi se po shtojnë kapacitetet inspektuese.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rama: I kemi shpall luftë ilegalitetit në Prishtinë

“Pas një periudhe të gjatë kohore, më shumë se dy dekada që kjo hapësirë këtu në qendër të Prishtinës, shfrytëzohet ilegalisht. Tash po rrënojmë disa ndërtimet të cilat kanë qenë pa leje. Po ashtu, po i largojmë edhe disa pjesëtarë të ndryshëm që i kanë përdorur për shitje të zallit apo për gjëra të ndryshme. Kemi pas ankesa të shumta nga qytetarët të cilët jetojnë këtu dhe si rezultat i ankesave dhe si rezultat i planifikimeve tona për transformimin e kryeqytetit dhe shtimit të hapësirave të gjelbra, tash po ia japim kryeqytetit edhe një park të ri që ka me qenë më i madh se gjysmë hektari, pra këtu në këtë zonë, në qendër…Të gjitha zonat të cilat janë ilegalisht të uzurpuara tash po çlirohen. Keni parë që intervenime të tilla kemi marrë në shumë pjesë të kryeqytetit dhe po vazhdojmë me i çliruar hapësirat publike dhe ua kthye qytetarëve… Kemi shpall po them një luftë kundër ilegalitetit i cili e ka sjell Prishtinë në gjendje që ka qenë”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi u shpreh se aksioni i sotëm do të vazhdojë edhe për disa ditë, pasi nevojitet pastrim masiv i mbeturinave inerte dhe të tjerave.

ADVERTISEMENT

Dushi tha se edhe në aspektin ligjor kanë ndërmarrë të gjitha hapat karshi shfrytëzuesve ilegal të kësaj zone.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Dushi: Përveç uzurpimit ky përdorim ilegal ka sjell telashe për banorët

“Ne fillimisht kemi intervenuar në pjesën e pronës komunale, të pronës së kryeqytetit e cila për vite të tëra ka qenë e uzurpuar dhe është përdorur ilegalisht, natyrisht përveç uzurpimit ka sjell mjaftë probleme për banorët dhe shqetësime për zonën në përgjithësi…Do të shohim edhe me hekurudhat meqë ata janë pronar të objekteve që i shihni përreth kësaj hapësire që sot po e lirojmë dhe ndoshta ka diçka prej tyre që duhet të lirohet e pastrohet, ka diçka prej tyre që eventualisht mund të diskutohet për transformimin e tyre në shërbim të kësaj hapësire të gjelbër siç është planifikuar…Do të kemi punë edhe për disa ditë sepse duhet pastrohet nga ky masiv i mbeturinave inerte dhe mbeturave të tjera”, u shpreh ai.

Kurse, drejtoresha e Parqeve dhe Hapësirave Publike, Donika Çeta u shpreh se varësisht prej kërkesave të qytetarëve do të vendoset edhe mënyra e organizimit të këtij parku që pritet të ndërtohet në këtë zonë.

Çeta: Kërkesat e qytetarëve do t’i shqyrtojmë për ta konceptuar sipërfaqen

“Varësisht prej kërkesave të qytetarëve do të shqyrtohet dhe konceptohet sipërfaqja, pastaj do të implementojmë një park që ka me qenë i përbashkët për banorët e dy lagjeve”, tha ajo.

Post Views: 230

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv