Një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin në Merdarë në territorin e Serbisë, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut.
Tv Llapi, ka dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe do të raportojë për situatën në këtë pikë kufitare.
Sipas informatave të deritanishme, kufiri është i bllokuar në Kurshumli, rreth 15 kilometra larg pikëkalimit kufitar në Merdar. Komunikacioni nuk është duke lëvizur në asnjërën anë dhe kolonat e veturave janë formuar si nga drejtimi i Kosovës ashtu edhe në drejtim të Serbisë.
Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë.










