Mbrëmjen e sotme në ambientet e “Melas Hotel” kemi mirëpritur Presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe zv. Presidentin, Agim Dibrani të cilët vizituan skuadrën dhe u njoftuan nga afër me kushtet ku është akomoduar skuadra dhe rrjedhën e fazës përgatitore në Antalya.
Vizitën e Presidentit Ademi dhe zv. Presidentit Dibrani e kanë mirëpritur drejtuesit e klubit tonë, anëtarët e stafit dhe disa nga futbollistët.
Në emër të klubit, Presidenti Beqir Batatina falenderoj Presidentin Ademi për vizitën dhe gadishmërin e tij për t’iu qëndruar pranë klubeve në çdo kohë, teksa Presidenti Ademi lavdëroj punën e drejtuesve të klubit për organizimin profesional dhe kushtet tejet të mira për punë.







