https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

1.2 miliard euro në rrezik, bllokimi i Kuvendit po e fundos ekonominë e Kosovës

1.2 miliard euro në rrezik, bllokimi i Kuvendit po e fundos ekonominë e Kosovës

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit po krijon pasoja të thella dhe shumëdimensionale për vendin.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkohë që vendimmarrja politike është bllokuar dhe institucionet nuk janë formuar ende, Kosova po humb mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik, përfitim nga fondet ndërkombëtare dhe avancim drejt integrimit evropian.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve paralajmërojnë për dëme që mund të jenë të pakthyeshme, duke përfshirë humbjen e qindra milionë eurove nga fondet ndërkombëtare, largimin e investitorëve të huaj, si dhe rrezik për tkurrjen e prodhimit vendor dhe ikjen e kapitalit.

Në rrezik janë rreth 900 milionë euro nga Komisioni Evropian, të ndërlidhura me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim evropian, si dhe mbi 220 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe investime kapitale në projekte strategjike si ai i autostradave dhe hekurudhave.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike që po i kanosen vendit për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit dhe mungesës së formimit të qeverisë së re.

ADVERTISEMENT

“Vonesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të reflektojë shumë në ekonomi, si rezultat i mungesës së fondeve ndërkombëtare”, deklaroi Shala.

Sipas tij, vetëm nga mandati i kaluar i Qeverisë janë 300 milionë euro të bllokuara për shkak të sanksioneve, ndërkohë që është pezulluar edhe thithja e fondeve evropiane në vlerë prej 800 deri në 900 milionë euro, të cilat ishin paraparë të investoheshin në infrastrukturë dhe mjedis.

“300 milionë euro janë nga mandati i kaluar i Qeverisë të bllokuara për shkak të sanksioneve dhe pjesa tjetër thithja e fondeve evropiane që janë rreth 800-900 milionë euro mjete që do të duhej të i alokonomin drejt infrastrukturës dhe mjedisit. Në total ne kemi 1 miliard e 200 milion euro, mjete të cilat po të konstituohej Kuvendi dhe të bëhej qeveria, do të mundë t’i merrnim në të mirë të vendit”, theksoi Shala.

Ai shtoi se përveç ndikimit në projekte zhvillimore, këto fonde do të kishin reflektuar pozitivisht edhe në stabilizimin ekonomik të vendit dhe në lehtësimin e krizës inflacionare.

Kjo do të reflektonte në zbutje të ekonomisë dhe ta stabilizonte pak a shumë inflacionin,” tha më tej deputeti i PDK-së.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për FrontOnline ka paralajmëruar pasoja të rënda në shumë fusha si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së institucioneve funksionale në vend.

“Mungesa e krijimit të institucioneve në parlament dhe qeveri, është duke e dëmtuar Kosovën në disa dimensione. Është shqetësues efekti negativ i mos krijimit të institucioneve në aspektin politik, katastrofik në aspektin ekonomik dhe stopues në proceset integruese”, deklaroi Gërxhaliu.

Ai e konsideroi të papranueshme që në një kohë me zhvillime të mëdha globale, Kosova të ngecë në formimin e institucioneve.

“Në këtë dinamikë që po përcillen trendet globale, të eksperimentohet me themelimin e institucioneve është turp i madh,” u shpreh ai, duke shtuar se dëmi ekonomik është alarmant.

Sipas Gërxhaliut, një ndër pasojat më të rënda është pezullimi i qasjes në fondet e Bashkimit Evropian për Kosovën, një zhvillim që ndikon drejtpërdrejt në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe bllokimin e projekteve strategjike.

“Vet fakti që është pezulluar qasja në fondet për Kosovën nga Bashkimi Evropian është e rëndë”, tha ai.

“Në mungesë të një dialogu publiko-privat, po dëmtohen bizneset – shto këtu edhe shtrenjtimin e rrymës për bizneset”, theksoi Gërxhaliu.

Ai paralajmëroi se situata aktuale po rrezikon seriozisht të çojë në tkurrje të eksporteve, ikje të kapitalit dhe të prodhimit “Made in Kosovo”, përveç migrimit të qytetarëve.

“Është rrezik për tkurrje të eksporteve dhe për ikje, jo vetëm të qytetarëve, jo vetëm të kapitalit, por edhe të prodhimit ‘Made in Kosovo’ dhe këto do të lënë gjurmë për Kosovën”, përfundoi Gërxhaliu për FrontOnline.

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv