Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë numërimin e të gjitha kutive të votimet përafërisht 2 javë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Mbrëmjen e së premtes, KQZ-ja ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit në të gjitha Qendrat e Numërimit.
Pak minuta më parë, KQZ-ja ka bërë edhe përditësimin e tyre përfundimtar në faqen e tyre zyrtare, me numërimin e 2533 vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit ka arritur të marrë 40.80% të votave duke u renditur në pozitën e parë.
Vendin e dytë e mban Partia Demokratike e Kosovës me 22.05% të votave, kurse në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64%.
Koalicioni AAK-NISMA ka 7.46% të votave, kurse Koalicioni për Familjen nuk ka arritur ta kalojë pragun duke mbetur me vetëm 2.26%.
Në këto përqindje nuk janë të llogaritura votat me kusht dhe votat nga diaspora, për të cilat procesi i numërimit do të fillojë javën e ardhshme.