https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bamirësit ndërtuan Xhaminë e re në fshatin Revuq

Bamirësit ndërtuan Xhaminë e re në fshatin Revuq
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Fshati Revuq i Podujevës nga sot u bë me xhami të re, kjo falë bamirësisë së banorëve të fshatit.
Në hapje të kësaj xhamie, përveç banorëve të shumtë dhe përfaqësuesve të Këshillit të BI-së së Podujevës, i pranishëm qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Ceremonia e hapjes së xhamisë filloi ashtu siç e do rendi, me leximin e pjesëve nga Kurani fisnik dhe me këndimin e tekbireve dhe salavateve.
Në emër të Këshillit të BI-së së Podujevës, një fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhjeje e mbajti kryetari i këtij Këshilli, Mensur ef. Hoti, i cili fillimisht uroi banorët e Revuqës për hapjen e kësaj xhamie, duke lutur të Madhin Zot që t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që kanë kontribuar që të ndërtohet kjo xhami. Ai tha se tanimë, falë angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe falë bamirësve vullnetmirë, pothuajse të gjitha fshatrat e Podujevës janë të pajisura me xhami, fakt ky që e lehtëson kryerjen e ibadeteve nga xhemati.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij përshëndetëse, uroi dhe përgëzoi banorët e fshatit Revuq për ndërtimin e kësaj xhamie, duke shprehur kështu angazhimin dhe përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës fetare për xhematin e këtij vendi. “Më lejoni që t’ju uroj dhe t’ju përgëzoj për ndërtimin e kësaj xhamie, për të cilën, lusim Zotin e Madhëruar, që t’i shpërblejë të gjithë ata, të cilët në çfarëdo mënyre kanë kontribuar, qoftë edhe vetëm duke u gëzuar për ndërtimin e saj. Ta dini se, qysh se prej që është hapur themeli për ndërtimin e kësaj xhamie, ata që kanë kontribuar për këtë, kanë ndërtuar edhe shtëpitë e tyre në Xhenet, ngase Pejgamberi a.s. ka thënë se kush ndërton një shtëpi të Zotit në këtë dynja, Zoti do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Imer Rrahimi, përfaqësues i fshatit Revuq, falënderoi Myftiun Tërnava dhe kryetarin Hoti për prezencën dhe për angazhimin e tyre dhe të institucionit të BIK-ut për ndërtimin dhe përurimin e kësaj xhamie, duke uruar dhe përgëzuar banorët për këtë xhami.
Po ashtu, Myftiu Tërnava, mbajti edhe hytben e xhumasë, ku u fokusua në vlerën dhe rëndësinë që ka ndërtimi i xhamive në Islam. Ai përmendi ajetin kuranor, ku Zoti i Madhëruar thotë se e drejta e veçantë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive ju takon besimtarëve, atyre që besojnë Zotin, falim namazin e japin zeqatin.

Poste të ngjashme

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05

Klinika Infektive njofton opinionin publik se, duke filluar nga dita e premte, më 10.07.2026, në klinikë kanë filluar të paraqiten...

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një...

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20

Drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë...

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik. Sipas...

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Lajmi i fundit

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05
Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv