https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

120 tonë mjete piroteknike kanë hyrë sivjet në Kosovë, kushtuan mbi 200 mijë euro

120 tonë mjete piroteknike kanë hyrë sivjet në Kosovë, kushtuan mbi 200 mijë euro

Sivjet në Kosovë janë futur rreth 120 tonë mjete piroteknike për dallim nga viti i kaluar, ku ishin mbi 40 tonë. Qytetarët ankohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërkohë që nga komuna janë caktuar afatet nga 25 dhjetori deri më 3 janar për përdorimin e tyre. Sigurisht se kanë caktuar edhe gjobat për ata që i keqpërdorin ato.

Festat e fundvitit bëjnë që numri i përdoruesve të mjeteve piroteknike të shtohet. Shitësi i autorizuar që merret me shitjen e tyre, ankohet se këtë vit ka rënë dukshëm interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Shitja këtë vit për 50% është e vogël se vitin e kaluar për shkak se ne kemi akcizë, është akciza shumë e lartë, i vetmi vend në rajon që e kemi akcizën”, thotë Fadil Beqiri, shitës.

Qytetarët kërkojnë që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike, meqë përbën rrezik për ta.

“Duhet gjithsesi me u ndalu këto, një herë e përgjithmonë. Unë këtë kohë për shembull duke kaluar, dola prej shtëpisë, krisi e u shqetësova jashtëzakonisht e duhet me u ndalu, nëse ka mundësi”, thotë Fehmi Kaleviqi, qytetar.

ADVERTISEMENT

“Nuk i përdori këto mjetet piroteknike çka janë të rrezikshme, por ndonjë lloj si xixëllonjë çka janë festive të cilat janë më pak të rrezikshme, po i përdorim”, tha Albin Musa, qytetar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vende publike, për çka janë të obliguar t’i largojnë dhe t’i gjobisin.

“Rregullorja komunale parasheh në hapësira publike, nga 100 deri 500 euro për të gjithë ata të cilët shesin në mënyrë ilegale”, thotë Alban Ymeri, nga drejtoria e Inspeksionit.

Ndryshe nga viti 2021, ku në Kosovë kanë hyrë mbi 40 tonë mjete piroteknike, Dogana Kosovës thotë se këtë vit kanë hyrë rreth 120 tonë në vlerë mbi 200 mijë euro.

Poste të ngjashme

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08

reja ajrore të hënën në mëngjes, vala e parë e sulmeve që kur Irani zgjodhi një udhëheqës të ri suprem....

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

09/03/2026, 8:33

Një person dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë gjatë mbrëmjes së 8 marsit në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar,...

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

09/03/2026, 8:19

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit po vazhdon të krijojë debat juridik mes interpretimeve të ndryshme nëse...

‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

09/03/2026, 8:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit,...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Pas deklaratës së Rashiqit, reagon Mustafa: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

09/03/2026, 7:56

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthime, Nenad...

Lajmi i fundit

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08
Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

09/03/2026, 8:33
Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

09/03/2026, 8:19
‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

09/03/2026, 8:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv