Është ndarë nga jeta ish-komandanti i njësisë speciale në Zonën Operative të Llapit, Fadil Mulliqi.
Shumë ngushëllime kanë shkuar drejt familjes Mulliqi, ndër të cilat edhe nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi ka thënë se Mulliqi u kthye nga mërgimi për t’iu bashkuar UÇK-së, e për të vazhduar çlirimin e Kosovës.
“Nga pas lufta ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të shoqatave të dala nga lufta, së fundmi barte pozitën si sekretar organizativ i OVL në Llap.
Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë miqve e bashkëluftëtarëve të Fadilit!” ka shkruar Bulliqi.
Komandanti, Maliqi, tashmë i ndjerë, pati rrëfyer për Tv Llapi përjetimin, historinë dhe sfidat e luftës në zonën e Llapit.
Ndiqni videon më poshtë për t’u njohur me jetën e tij gjatë luftës!