Sot, në Podujeve, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, mbajti një mbledhje me kryetarët e pikave dhe anëtarët e kryesisë. Në fokus të diskutimit ishte mobilizimi dhe organizimi i strukturave në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Bulliqi theksoi rëndësinë e koordinimit të mirëfilltë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave për të arritur një fitore plebishitare në këtë proces zgjedhor. Ai vuri në pah përkushtimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje për të sjellë ndryshime progresive dhe për të mbështetur qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti.
“Fryma jonë e bashkëpunimit dhe përkushtimi i përbashkët janë garancia e suksesit tonë. Ky proces zgjedhor do të jetë një mundësi e re për të treguar fuqinë e vizionit dhe angazhimit tonë për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar,” deklaroi Bulliqi.
Mbledhja përfundoi me një zotim për angazhim maksimal në terren dhe për një mobilizim të plotë të anëtarësisë, në mënyrë që ndryshimi të mbetet një realitet i prekshëm për qytetarët.
Postimi i plote:
Sot mbajtëm mbledhje me kryetarët e pikave dhe anëtarët e kryesisë së Qendrës në Besianë, ku diskutuam mbi mobilizimin dhe organizimin e strukturave tona për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Fokusi ynë mbetet përgatitja e duhur dhe koordinimi mes strukturave për të siguruar fitore plebishitare në këtë proces zgjedhor. Në frymën e bashkëpunimit vazhdojmë të ecim përpara me qëllimin e përbashkët për ndryshime progresive në mbështetje të Qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti.
#qeveriakurti3







