Numri i rasteve me sëmundje të kancerit çdo ditë e më shumë po rritet.
Format më të shpeshta të sëmundjeve në Kosovë janë kanceri i gjirit te femrat dhe kanceri i mushkërive te meshkujt.

Shifra të larta me këtë sëmundje janë shënuar brenda dy muajve të parë të këtij viti.
170 raste janë regjistruar gjatë fillimi të vitit 2026 me sëmundjen e kancerit.
Kështu bëri të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
“Nga fillimi i vitit deri më tani janë regjistruar rreth 170 raste të reja me diagnozë të sëmundjeve malinje (sipas të dhënave paraprake të regjistrit të pacientëve ne Kliniken e Onkologjisë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet një prevalencë dhe incidente relativisht e qëndrueshme”, u shpreh ai.
Femrat apo meshkujt më të prekur nga kanceri? Tregon drejtori i Onkologjisë
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një prononcim për “Front Online” tha se mosha më e prekur me sëmundjen e kancerit fillon nga 50 vjeç.
Kurtishi thotë se tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive, ndërsa tek femrat, ai i gjirit.
“Kanceret më të shpeshta në vendin tonë vazhdojnë të jenë. Kanceri i gjirit tek grat i mushkërive te meshkujt, kolorektal dhe organeve gjenitale te femrat. Sëmundjet malinje më së shpeshti prekin moshat mbi 50 vjeç. Incidenca është pak më e lartë tek femrat, pasiqe kanceri i gjirit dominon dukshëm tek femrat si diagnoza më e shpeshtë individuale”, ka thënë Kurtishi për “Front Online”.
Shumica e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje udhëzohen për t’u trajtuar jashtë vendit, në mungesë të mjeteve adekuate të trajtimit në Kosovë.
Por, këtë vit nuk është e njëjta situatë.
“Numri i rasteve të referuara për trajtim jashtë vendit është i kufizuar dhe zakonisht përfshin raste shumë specifike. Deri më tani nuk është dërguar asnjë pacientë (sipas të dhënave administrative)”, tha Kurtishi për “Front Online”.
A ka mungesë të barnave në Onkologji? Flet drejtori i Klinikës
Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë ka bërë të ditur se kjo klinikë aktualisht nuk ka mungesë të barnave, është e furnizuar.
Kurtishi thotë se ndonjëherë ka mungesë të barnave por bëjnë zëvendësime.
“Furnizimi me barna onkologjike është përgjithësisht stabil. Herë pas here paraqiten mungesa të përkohshme të disa barnave specifike, kryesisht për shkak të vonesave në procedurat e prokurimit apo furnizimit global. Në raste të tilla, Klinika bën zëvendësime me alternativa terapeutike ekuivalente, sipas protokolleve dhe udhëzimeve profesionale”, tha Kurtishi për “Front Online







