Në shënim të 19-vjetorit të protestës gjithëpopullore të 10 shkurtit, sot janë përkujtuar dy dëshmorët e kësaj ngjarjeje historike, aktivistët e Lëvizjes Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët ranë në altarin e lirisë dhe të drejtës.
Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të të gjitha strukturave të Lëvizjes, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varreve të tyre, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën sublime të dy aktivistëve.
U theksua se sakrifica dhe flijimi i Mon Balajt dhe Arben Xheladinit mbeten pjesë e pandashme e kujtesës kolektive, ndërsa kontributi i tyre do të kujtohet dhe nderohet përherë nga aktivistët dhe veprimtarët e Lëvizjes, si simbol i qëndresës dhe përkushtimit për kauzën kombëtare dhe shoqërore.
Lavdi dhe nderime jetës dhe sakrificës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.







