2.2 milionë euro vlera e marrëveshjes së bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës në Podujevë
Po e përmbyllim javën me një lajm të jashtëzakonshëm për Komunën e Podujevës. Sot me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci kemi nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës në Podujevë, projekt ky në vlerë prej 2.2 milionë eurove.
Qendra e Kompetencës do të ndërtohet në brendi të hapësirave të Zonës Industriale, si shkollë profesionale me profile të ndryshme, që do t’i përgatisë dhe aftësojë të rinjtë e shkollave të mesme për tregun e punës. ????????????????????????
????Në këtë projekt Komuna e Podujevës participon me 300 mijë euro, kurse MASHTI me 1.9 milionë euro.
Urime qytetarëve të Podujevës dhe na priftë e mbara!✅