https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

3-vjeçarja vdiq në QKUK pas operimit, nisin hetimet

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari
Share on FacebookShare on Twitter

Një tre-vjeçare ka ndërruar jetë pas nënshtrimit të një operimi në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, javën e kaluar. Prindërit e së ndjerës kanë ngritur dyshime për neglizhencë gjatë operimit dhe rastin e kanë raportuar të organet e drejtësisë. Prokuroria Themelore e ka konfirmuar fillimin e hetimeve duke e cilësuar rastin si “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Ditët për kryeshnosh kanë përfunduar e familja Shala nga Poneshi i Gjilanit, tani po pret një ngushëllim nga organet e rendit.

Fidon e Albina Shala humbën vajzën e tyre, Fidoenën 3-vjeçare pas një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, më 6 shkurt të këtij viti.

Vajza ishte diagnostifikuar nga lindja me një anomali të këmbës, të kthyer nga brenda ose e përkulur nga poshtë.

E më 4 shkurt e hospitalizuan, për ta operuar të nesërmen.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Na dha informacionin se operacioni ka shku mirë, me sukses dhe presim të çohet vajza nga gjumi. Jam end korridoreve, kam prit, kam dhezë ndonjë cigare, u bë ora 12, s’kish informacione. U bë 14, s’ka informacione, u afrova te dera, s’me lejke sigurimi. Në 14:30 ka dalë anesteziologu dhe Dafina Bytyqi Shabani tha vajzës iu përkeqësua gjendja, ka problem me frymëmarrje, a ka pas problem? Jo s’ka pas kurrë. Vajzën e morën tu kesh, tu lu e mu kthye në kufomë”, ka thënë Fidon Shala – Babai i tre-vjeçares.

Të dy besojnë se stafi mjekësor u tregua neglizhent në operim.

“I njëjti anesteziolog në 2023, djalin në ora 8:00 e ka marrë në anestezion, të nesërmen i ka dalë. Vishin vetshin, ishin pas stresav, djalin 15 orë ma ka lanë në gjendje kome, I njëjti e operoi vajzën. E kam kërku emrin e tij, nuk ma kanë dhanë… Jam i bindur se vajza më ka vdekur në operim, nuk na lanë as me këqyr kur doli, na thonin që s’kemi të drejtë. Po ju betohem, ndash prene ndash jo, në katër fëmijë që kam dhe atë që po han dhe, nëse nuk marrin përgjegjësi para ligjit dhe zotit, do jap para meje, s’kam fëmijë me qu poshtë. Kam lyp pare mem ndihmu se s’kam mujt me ia dalë, me dru kam jetu dhe në fund me marrë vajzën në kufomë…Më tha bashkëshortja me qu në Francë, bon vaki e kishim pas gjallë. Kam pasë shpresa me jetu në këtë vend, tash kanë mbaru…Dikujt ia prenë kamët, jeton. Dikujt dorën jeton. E imja ka pas në shputa të këmbëve, nuk ka pas problem kardiake, as me frymëmarrje”- ka thënë Fidon Shala–Babai i tre vjeçares.

Televizioni ka kontaktuar me doktoreshën Dafina Bytyqi Shabani, e caktuar në operim dhe që ka përcjell kontrollet e të ndjerës.

ADVERTISEMENT

“Nuk do kisha dashtë me dhanë kurrfarë deklarate, pa dalë raporti i mjekësisë ligjore”, ka thënë ajo shkurt.

Ndërkaq Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi ka kërkuar që përgjigje të kërkohen përmes Zyrës për media të QKUK-së

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Shkaku po na intereson edhe neve shumë, sinqerisht na ka shqetësuar”- tha ai.

Por, Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Dukagjinin që tashmë hetimet kanë nisur.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se pas pranimit të informatës për vdekjen e fëmijës së moshës tre vjeçare, Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të rastit.  Po atë ditë me datë 06.02.2026, është lëshuar urdhëresë për autopsi. Po ashtu është autorizuar Policia që në cilësi të dëshmitarëve fillimisht të intervistoj mjekët të cilët kanë trajtuar/operuar pacienten. Është autorizuar Policia të siguroj historikun e pacientes pasi mund të ketë dyshime për veprën penale ”Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254 të KPRK-së. Meqenëse, jemi në fazën fillestare të hetimeve dhe jemi në pritje të raportit të autopsisë nuk mund të japim informata tjera lidhur me rastin”, ka thënë Kaltrina Shala – Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore – Prishtinë.

E se raporti i autopsisë është në përfundim e sipër, e ka konfirmuar Instituti i Mjekësisë Ligjore duke mos dhënë asnjë afat për rezultatet e tij, meqenëse ‘procedurat për ekzaminime të specializuara kërkojnë kohë’.

“Ju njoftojmë se rasti aktualisht është nën hetime dhe, për këtë arsye, informacioni që mund të ofrohet në këtë fazë është i kufizuar. Mund t’ju konfirmojmë se autopsia mjeko ligjore është kryer më 7 shkurt në IML, në përputhje me procedurat dhe standardet profesionale në fuqi. Gjatë ekzaminimit janë marrë mostra biologjike relevante, të cilat do t’i nënshtrohen analizave plotësuese laboratorike dhe ekzaminimeve të specializuara. Këto procedura kërkojnë kohën e nevojshme për përpunim dhe vlerësim profesional, me qëllim që të sigurohet një raport i plotë. Raporti përfundimtar i autopsisë do të përgatitet dhe dorëzohet tek prokurori i rastit sapo të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Deri në atë kohë ne si IML, nuk mund të ofrojmë detaje shtesë”, ka thënë Agron Thaçi, Drejtor i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore./ RTVDukagjini

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv