Alarmet e policisë tregojnë se pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, po sillen disa të dyshuar.
Madje mbi ta rëndojnë dyshme për një nga veprat penale më të rënda që njeh kodi penal.
Bëhet fjalë për pesë persona të cilët të një ditë më parë u arrsetuan nën dyshimin se janë të përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.
Në fakt, hetimi ndaj tyre kishte nisur shumë kohë më parë nga Drejtoria kundër Terrorizmit nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.
Kjo prkurori ka prashtruar edhe kërkesë pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore, ndërsa rasti u zbulua pasi të njëjtit persona janë të dyshuar në një rast tejtër për veprën penale grabitje.
Radio Televizioni Dukagjini ka mësuar se në kohën kur të dyshuarit u arrestuan në telefonët e tyre u gjetën disa fotografi me armë.
Fotografitë dyshohet se u shpërndanë, duke u publikuar madje edhe në rrjetet sociale.
Të gjithë të pandehurit, Prokuroria dyshon se veprimet i kryen si grup i organizuar.
Mirëpo gjithë këto pretendime të Prokurorisë e të cilat i aprovoj Gjykatësi i Procedurës Paraprake, duke u vënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, po i kundërshtojnë mbrojtësit e të pandehurve.
Avokati Valmir Zhjeqi thotë se Gjykata nuk do të duhej të vendoste për paraburgim.
“Në bazë të veprimeve fillestare, pra provave të cilat janë paraqitur, me aq sa kemi mundur të vërejmë si avokat mund të shprerhem se nuk ekziston një dyshim i tillë i paraqitur nga ana e Prokurorisë, mirëpo për shkak se jemi në procedurë paraprake këto pretendime mbetet të argumentohen në procedura të tjera”, ka thënë avokati, Valmir Zhjeqi.
Se personat e përfshirë nuk kanë të bëjnë asgjë me vepra penale terrosite e thotë edhe avokati Sali Mekaj.
“Këta janë një grup të rinjsh që nuk kanë as idenë për veprat e tilla prandaj unë mendoj se në fund të fundit, ky do të rezultoj në një ‘armëmabjtje pa leje’ dhe assesi në elemente që e kualifikojnë këtë vepër si ‘shtytje për terrorizëm’ sepse nuk ka asnjë qyetar që mund ti ketë parë dikun…ku kanë mundur të bëjnë ndonjë thirrje”, ka deklaruar Mekaj.