https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

37 milionë euro dëm për shtetin, prokuroria nxjerr në pah akuzat ndaj Nagip Krasniqit

37 milionë euro dëm për shtetin, prokuroria nxjerr në pah akuzat ndaj Nagip Krasniqit

Seanca gjyqësore për ish- kryeshefin e KEK-ut, ka vazhduar me fjalën e rastit nga prokurorja e çështjes, Fikrije Zejnullahu, e cila para gjykatës shpalosi qëndrimin e prokurorisë lidhur me akuzat ndaj të pandehurve.

“Konsideroj se pas administrimit të tyre do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe, rrjedhimisht, edhe fajësia e të akuzuarve. Për shkak të shpjegimit të disa prej provave, e kam parë të arsyeshme t’i paraqes në pika të shkurtra, me qëllim që të jenë më të lehta për t’u kuptuar”, ka deklaruar prokurorja e rastit, transmeton IndeksOnline.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo theksoi se prokuroria ka siguruar prova se Nagip Krasniqi, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv, në bashkëkryerje me Imer Dragushën, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. “Prokuroria ka siguruar prova se Nagip Krasniqi, si kryeshef, në bashkëkryerje me Imer Dragushën, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa Dragusha tashmë e ka pranuar fajësinë. Prokuroria ka prezantuar në gjykatë prova materiale dhe jomateriale”, tha Zejnullahu.

Sipas saj, prokuroria e konsideron të domosdoshëm edhe administrimin e bisedave përkatëse. “Prokuroria konsideron se duhet të administrohen bisedat e tij. Nuk do të zgjatem me emra, por faktet shihen qartë për ndikimin që është ushtruar për lidhjen e kësaj kontrate. Do të vërtetohet se me dijeni të plotë ka urdhëruar lidhjen e një kontrate”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Prokurorja shtoi se bëhet fjalë për një kontratë për të cilën do të dëshmojnë edhe dëshmitarë që kanë qenë aktorë të drejtpërdrejtë në proces.

“Një operator ekonomik ishte shpallur i papërgjegjshëm, por pas një periudhe të caktuar është ftuar nga i akuzuari dhe me të njëjtin operator janë ndryshuar të gjitha kushtet e veçanta”, deklaroi ndërkaq gjatë seancës Zejnullahu. Në fund, ajo theksoi se nga këto veprime “Qeverisë së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 37 milionë euro”.

Poste të ngjashme

Aksident i rëndë trafiku në Slloveni

Aksident i rëndë trafiku në Slloveni

15/01/2026, 10:16

  Aksident i rëndë trafiku në Slloveni, autostrada Celje - Maribor është e mbyllur për të gjithë trafikun *** Për...

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

15/01/2026, 7:57

  Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur...

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

15/01/2026, 7:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej. Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19%...

Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

14/01/2026, 18:58

    Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë...

SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

14/01/2026, 18:19

Departamenti i Shtetit Amerikan ka vendosur për ngrirjen e vizave për emigrantë për Kosovën dhe mbi 70 shtete të tjera....

Lajmi i fundit

37 milionë euro dëm për shtetin, prokuroria nxjerr në pah akuzat ndaj Nagip Krasniqit

37 milionë euro dëm për shtetin, prokuroria nxjerr në pah akuzat ndaj Nagip Krasniqit

15/01/2026, 10:20
Aksident i rëndë trafiku në Slloveni

Aksident i rëndë trafiku në Slloveni

15/01/2026, 10:16
Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

15/01/2026, 7:57
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

15/01/2026, 7:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv