Një grua u arrestua dje në Prishtinë pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke iu premtuar vende pune jasht vendit.
“Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti u cilësua si “Mashtrim në bashkëkryerje”.