https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

40 punonjës teknikë në shkollat e kryeqytetit pa rroga, s’marrin përkrahje nga Komuna

40 punonjës teknikë në shkollat e kryeqytetit pa rroga, s’marrin përkrahje nga Komuna

Pas grevës, nga punëtorët teknik te 6 shkollave ne komunën e Prishtinës, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka mbajtur të premten një takim me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, dhe me drejtoreshën e Arsimit në këtë Komunë, Besianë Musmurati.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

E temë diskutimi ishte mospagesa e këtyre punëtorëve që nga shkurti i këtij viti. Për këtë Azemi, ka thënë se nuk ka marr përkrahje që këta punëtorë të paguhen, pasi Komuna nuk gjen bazë ligjore.

“Një takim i cili kemi pritur më shumë se sa që na është ofruar, realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq punë më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi”, tha Azemi.

Gjithashtu Jusuf Azemi tha se pas ardhjes së operatorit të ri, këta punëtorë do të kthehen në vendet e punës.

“Kanë marrë një obligim që në momentin kur vjen operatori I ri, a vjen pas 10 dite apo pas 2 javë dite, drejtoria e Arsimit, shefi I kabinetit dhe unë do ta thërrasim pronarin ose operatorin e ri dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë duke punuar në vendin e tyre të punës t’i kthjenë, përndryshe javën ardhshme të gjithë punëtorët që kanë qenë më herët  dhe pastaj janë privatizuar ata do të kthehen menjëherë në menaxhimin e komunës së Prishtinës po megjithatë të themi shumë sinqerisht ne për shkak të neglizhencës së procedurave të komunës së Prishtinës na kanë dëmtuar dhe ndoshta këta punëtorë mund të jenë 1 muaj eventualisht 2 muaj pa paga, për të cilët ne sigurisht nuk do të kemi shërbime pa na paguar”, tha Azemi.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E Feim Bislimi, përfaqësues i punëtorëve sindikalë në shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” tha se pagat nuk i kanë marrë për muajin shkurt dhe kjo u ka rënduar gjendjen ekonomike.

“Nuk është të them as grevë po kjo u kanë një lloj pakënaqësie e punëtorëve që kanë punuar një muaj ditë pa paga për hir të nxënësve, profesorëve që mësimi të zhvillohet, në kushte normale megjithatë me takimin që e patëm nuk na ofruan thuajse asgjë hiç, ata thonë me një fjalë operatorit i ka skaduar kontrata, baza ligjore që i paguan nuk kemi ditën e mirë. Për muajin shkurt ne nuk I kemi marrë hiç, ju që keni qenë për shembull në menaxhimin e komunës më herët që keni punuar për juve do të bëhet një zgjidhje mirëpo për këta tjerët nuk kemi bazë ligjorë, është e dhimbshme është e rëndë që të punohet për shembull të vjen të shpenzon pare aty e të mirëmban shkollën, gjithçka e në fund të shkon në shtëpi. Është e vështirë se të gjithë punëtorë kanë kredi, bankat të thirrin të thonë pse s’po i bëni pagesat, kjo nuk e di unë arsye, këta thonë nuk kemi bazë ligjore këtu”, tha Bislimi para medieve.

Gjithashtu edhe Idriz Makolli punëtor teknik në një shkollë në kryeqytet, tha se kjo është e rëndë pasi janë shumë familje që mbesin në gjendje të vështirë pa paga.

“Grevë faktikisht jemi që dy ditë por kemi punuar që një muaj ditë pa paga, është fjala kompanisë i ka dalë kontrata, komuna po thotë nuk ka mundësi me i pagua këta punëtorë të cilët kanë qenë në menaxhimin e komunës. Kjo është e vështirë shumë është e rëndë njerëzit me mbet pa punë, nuk është 1 familje por janë 32 familje në përgjithësi, krejt kanë kreditë, kanë fëmijë është shumë e rëndë ne nuk e kemi përjetuar mirë”, tha Makolli.

Poste të ngjashme

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Lajmi i fundit

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv