https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

6 dëmet që Plani Evropian ia sjell Kosovës, sipas Molliqajt

6 dëmet që Plani Evropian ia sjell Kosovës, sipas Molliqajt

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur sërish për Planin Evropian që dje në takimin e Brukselit mori një “PO” nga kryeministri Kurti.
Në një postim në Facebook, Molliqaj në një analizë të tij, ka shprehur gjashtë pikat që sipas tij janë problematike në këtë marrëveshje.

Molliqaj thotë se kjo marrëveshje përbën dakordim për mosnjohje nga Kosova e Serbia, pastaj sipas tij vendos bazat e autonomisë territoriale serbe brenda Kosovës, përjetëson dialogun me Serbinë, ka probleme thelbësore në preambulën e saj, ka “përsëritje” të obligimeve të Serbisë për mos ta penguar Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe çështje tjera që sipas Molliqajt këtë e bëjnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Postimi i plotë i kryetari të PSD-së:

MARRËVESHJA QË NORMALIZON MOSNJOHJEN

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Serbia nuk e njeh Kosovën. Kjo marrëveshje përbën dakordim për mosnjohje.

Problemi kryesor i nenit 2 në këtë marrëveshje është për çfarë po pretendohet të shitet: si njohje reciproke midis shteteve. Ekziston vetëm një mënyrë për njohjen reciproke: nota verbale fillimisht, dhe themelimi i marrëdhënieve konvencionale diplomatike përmes shkëmbimit të ambasadorëve pastaj.

ADVERTISEMENT

Kjo pikë do të duhej të ishte momenti më këmbëngulës për Kosovën. Përmendja e nocioneve si sovraniteti, vetëvendosja e integriteti territorial duhet të jetë i sanksionuar. Theksi i këtij neni nuk përmban gjuhë detyruese për palët.

Gjithashtu, përkundër hapit pozitiv te neni 1 që përfshin njohjen për simbolet kombëtare dhe pasaportat, diplomat, targat si dhe vulat doganore nuk mund të interpretohet se kjo lloj njohje mund të merret si njohje e shtetësisë së Kosovës meqë tashmë ekzistojnë qasje të tilla nga shtete që kanë qasje të tillë ndaj shteteve që nuk i njohin, përkatësisht simboleve dhe dokumenteve të tyre siç është rasti i Kinës me Hong Kongun dhe Makaon.

Kjo marrëveshje vendosë bazat e autonomisë territoriale serbe brenda Kosovës.

Nenet 10 dhe 7 përbëjnë elementet themelore për një entitet paralel e autonom serb brenda Kosovës. Neni 7 vërtet flet për “vetëmenaxhim”, por këtë nuk e gëzon komuna si njësi administrative brenda hierarkisë institucionale, por komuniteti serb që po merr atribute shtetformuese. Pas elementit etnik, neni 10 përmes detyrimit për ta formuar Asociacionin, këtij entiteti i jepen kompetencat dhe territori. Plani franko-gjerman i pranuar nga Qeveria e Kosovës tashmë e ka tejkaluar Marrëveshjen e vitit 2013.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përjetësimi i dialogut me Serbinë

Neni 6 tregon se kjo marrëveshje është e ndërmjetme. Aty flitet për rikonfirmimin e vullnetit të palëve për të punuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Ky nen tregon se detyrimet e brendshme që po i merr Kosova nuk janë të fundit. Territorializimi i ndarjes etnike dhe theksimi i autonomisë është rezultat i kësaj Marrëveshjeje, por ky nuk është fundi. Kjo Marrëveshje është po ashtu formë dhe platformë që do të mbushet në të ardhmen. Një moment eventual i të ardhmes kur dialogu mund ta kërkojë njohjen, elemente të reja do t’i jepen kësaj kornize.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv