https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ekspertët kanë zbuluar: A është vërtet ushqimi i konservuar i shëndetshëm!

Ekspertët kanë zbuluar: A është vërtet ushqimi i konservuar i shëndetshëm!

Ushqimi i konservuar është shumë praktik, mirëpo sa vërtet është i shëndetshëm dhe a është i sigurt të konsumohet?

Kjo është pyetja të cilën ia bëjnë vetes shumica të cilëve kujdesen për shëndetin.

Përgjigjja, megjithatë, nuk është e thjeshtë, sepse ushqimi i tillë i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.

“Domatet e konservuara, fasulja, kungulli, mishi i tonit dhe i salmonit janë të shëndetshëm. Pos kësaj, janë shumë praktikë dhe kanë afat të gjatë qëndrueshmërie”, thotë nutricionistja njujorkeze, Karen Ansel për Women’sHealth, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ndoshta duket që ushqimi i konservuar ka më pak përbërës ushqyes se sa ai i freskët, procesi i konservimit në të vërtetë nuk ndikon në pjesën e albuminave, hidrokarbureve dhe yndyrës, si edhe as në minerale dhe vitamina siç janë vitaminat A, D, E dhe K.

ADVERTISEMENT

Mirëpo, për shkak të temperaturave të larta gjatë konservimit mund të ndodhin dëmtime të disa vitaminave të cilat shkrihen në ujë, siç janë vitaminat C dhe B”, thotë Ansel.

Megjithatë ekzistojnë disa rreziqe te konsumimi i ushqimit të tillë, ndërkaq brenga kryesore e ekspertëve janë vetë konservat – shumica përdorin të ashtuquajturin bisfenol A apo BPA, kimikat i cili mund të ndikojë në disa hormone dhe rrisin potencialisht shtypjen e gjakut dhe rrezikun nga kanceri, por dhe çojnë deri te problemet në sjellje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky kimikat përdoret nga vitet gjashtëdhjetë për pengimin e ndryshkut të metalit, ndërsa problemi është që hyn në ushqim dhe në pije në vetë konservën.

Efektet e bisfenolit A nuk janë plotësisht të qarta, mirëpo shumica e mjekëve janë të brengosur që mund të ndikojë në ndikimin e estrogjenit dhe testosteronit, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi të ndikimit të mundshëm negativ në funksionet e trurit dhe të hormoneve.

Brengë më të madhe shkakton ekspozimi gjatë shtatzënisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Te njerëzit ekspozimi ndaj bisfenolit A në fazën e zhvillimit të fetusit mund të shtojë rrezikun nga problemi me sjelljen (si p.sh. hiperaktiviteti dhe agresiviteti), me zhvillimin e vonshëm të gjoksit gjatë pubertetit, shtimin e peshës trupore, diabetin, sëmundjen e zemrës dhe ndryshimet në funksionin e mëlçisë’, thotë mjekja Majda P. Galvez, e cila familjet i këshillon që të blejnë sa më shumë ushqim të freskët apo të ngrirë në vend të ushqimit të konservuar.

Karen Ansel konstaton që nuk do të rekomandonte ushqimin i cili përbëhet ekskluzivisht nga ushqimi i konservuar, mirëpo nuk do të ishte e brengosur për shkak të konsumimit të një ushqimi të konservuar në ditë, nëse njerëzve u ndihmon që të hanë më shumë ushqim të shëndetshëm, të cilin ndryshe nuk do të mund ta hanin. /Telegrafi/

Post Views: 300

Poste të ngjashme

Sipas ekspertëve, ja cila është koha më e mirë për tu zgjuar në mëngjes

Sipas ekspertëve, ja cila është koha më e mirë për tu zgjuar në mëngjes

30/04/2024, 8:32

Ju mund të përcaktoni kohën më të mirë për t’u zgjuar në mëngjes bazuar në stilin e jetës dhe shëndetin...

Shenjat e depresionit që adoleshentët nuk duhet t’i injorojnë kurrë

Shenjat e depresionit që adoleshentët nuk duhet t’i injorojnë kurrë

21/02/2024, 17:40

Ata humbasin interesin për aktivitetet e tyre të preferuara. Për shembull, ndoshta adoleshenti juaj është përfshirë në një sport shkollor...

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në botë

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në botë

30/09/2023, 12:01

Sëmundjet e zemrës shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në çdo rajon të globit, sipas Federatës Botërore të Zemrës....

Arcturus: Ekspertët thonë se ‘varianti i ri’ i COVID-19 mund të ‘përhapet globalisht’

Arcturus: Ekspertët thonë se ‘varianti i ri’ i COVID-19 mund të ‘përhapet globalisht’

25/04/2023, 13:19

Një nënvariant i ri i COVID-19 po përhapet në SHBA dhe tani është përgjegjës për gati 10% të të gjitha...

Vitaminat që gjenden te hurmat

Vitaminat që gjenden te hurmat

17/04/2023, 17:59

I njihni hurmat e Arabisë, frytën që dietologët e konsiderojnë si “minierën” e vitaminave. Kjo frutë është shumë e shëndetshme...

Lajmi i fundit

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

01/07/2025, 16:44
Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

01/07/2025, 14:23
I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

01/07/2025, 12:31
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

01/07/2025, 12:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv