https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti i bindur: Vendimi për targat në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

Kurti i bindur: Vendimi për targat në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

Pavarësisht kritikave që kanë ardhur dje dhe sot nga politikanë vendorë e ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar të ligjshëm vendimin e djeshëm për targat ilegale në veri. Ai në një postim në Twitter thotë se vendimi është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Brukselit dhe në harmoni me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare për rend e ligj.

“Qeveria miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë, dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar kryeministri Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Madje kryeministri ka publikuar edhe vendimin e Qeverisë për shtrirjen graduale të ligjit për targat ilegale në veri.

Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në facebook se me vendimin e djeshëm Qeveria ka qartësuar zbatimin e vendimit për targa, që nis me 1 nëntor.

“I ndarë në tri etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023, do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale”, ka shkruar ai.

ADVERTISEMENT

Me këtë vendim, Qeveria sipas tij, ka treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve dhe përkushtimin e kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e që ishte, siç tha Bislimi, edhe brengë e partnerëve e miqve ndërkombëtarë.

“Jemi të bindur se sundimi i rendit e ligjit dhe paqja e siguria shkojnë e mirëmbahen bashkë”, ka shkruar Bislimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 10 muaj vendimin për targa, në mënyrë që t’i hapet mundësi dialogut. Madje zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve ndërkombëtarë, kanë kërkuar që të zgjatet periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave për 10 muaj.

Edhe partitë opozitare, pavarësisht se i kanë dhënë mbështetej Qeverisë për të vendosë rend kushtueses në veri, kanë kërkuar që në këtë rast të merret parasysh vendimi i SHBA-së dhe BE-së për targat ilegale.

Poste të ngjashme

Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

Zhduket një grua – s’dihet gjë për vendndodhjen e saj

15/12/2025, 9:53

  Një grua është raportuar e zhdukur të dielën në komunën e Vitisë. Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës,...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vdekur në Prishtinë

15/12/2025, 9:20

Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një...

E trishtë: Vdes papritur në moshë të hershme inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

E trishtë: Vdes papritur në moshë të hershme inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

14/12/2025, 10:15

Ka ndërruar jetë papritur Besnik Sadriu, inspektor dhe punonjës i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK). Lajmi për...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, njera nga Podujeva

14/12/2025, 9:55

Dy vajza të reja janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se...

Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

13/12/2025, 12:39

Protestuesit po vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për tubimin që do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve...

Lajmi i fundit

Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

Zhduket një grua – s’dihet gjë për vendndodhjen e saj

15/12/2025, 9:53
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vdekur në Prishtinë

15/12/2025, 9:20
E trishtë: Vdes papritur në moshë të hershme inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

E trishtë: Vdes papritur në moshë të hershme inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

14/12/2025, 10:15
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, njera nga Podujeva

14/12/2025, 9:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv