https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përfundon regjistrimi, Arifi: Mbi 120 mijë shqiptarë janë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Përfundon regjistrimi, Arifi: Mbi 120 mijë shqiptarë janë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka përfunduar dje. Këtij procesi iu kanë përgjigjur masivisht qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri Komuna kalon shifrën prej 120 mijë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Postimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.

Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë.

ADVERTISEMENT

Për gjithë këtë sukses, fillimisht duhet të falënderoj shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu, i cili ishte garantuesi më i madh që ky proces do të zhvillohet në frymën e standardeve europiane, i cili më pastaj më hapi rrugën që të marrë iniciativën për takime konsultative me përfaqësuesit e partive tjera politike shqiptare në Luginë për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit. Pas tri takimeve konsultative në kabinetin tim, më datë 25 korrik 2022, nënshkruam deklaratën e përbashkët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullësisë.

Vendimi për të dalë në këtë regjistrim nuk ishte i lehtë, pas bojkotit të vitit 2011, por në fund doli të jetë i drejtë. I drejtë, sepse demantuam shifrat e regjistrimit 2011, ku shqiptarët llogariteshin rreth 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë. Tanimë duket qartë se numri i shqiptarëve është rreth 100.000.

Dhe, në fund, por jo më pak të rëndësishëm, falemnderoj të gjithë qytetarët që u regjistruan, grupën punuese pranë administratës komunale, instruktorët që udhëhoqën këtë proces, si dhe një falemnderim i posaçëm për të gjithë regjistruesit në terren, të cilët derë më derë trokitën përgjatë një muaji për të regjistruar çdo banorë dhe çdo shtëpi apo banesë.

Poste të ngjashme

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

21/05/2026, 8:53

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 20-vjeçarja nga Vitia, familja alarmon Policinë: “Nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk hap telefonin”

21/05/2026, 8:02

Një vajzë e re nga fshati Smirë i Vitisë është raportuar e zhdukur nga familja e saj, pasi prej disa...

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

21/05/2026, 7:07

Sot i jepet lamtumira e fundit, Alush Gashit profesor dhe politikan i shquar në Kosovë. Ceremonia e varrimit do të...

Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK që i qëndruan besnikë për 26 vjet

Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë

21/05/2026, 6:55

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën politike në vend,...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

E dhimbshme: Ky është personi që i dha fund jetës në Llaushë…

20/05/2026, 14:28

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë është gjetur pa...

Lajmi i fundit

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

21/05/2026, 8:53
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 20-vjeçarja nga Vitia, familja alarmon Policinë: “Nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk hap telefonin”

21/05/2026, 8:02
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

21/05/2026, 7:07
Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK që i qëndruan besnikë për 26 vjet

Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë

21/05/2026, 6:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv