https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vajza e Jakup Krasniqit me postim emocional për babain: Linde për t’u bërë kurban i lirisë

Vajza e Jakup Krasniqit me postim emocional për babain: Linde për t’u bërë kurban i lirisë
Share on FacebookShare on Twitter

Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili më pas shërbeu edhe si Kryetar Kuvendi i Kosovës, ka rikujtuar faktin se babai i saj ndodhet tashmë e dy vite në paraburgim në Hagë.

Ajo me anë të një postimi emocional në Facebook ka thënë se Krasniqi ia ka dhuruar Kosovës shumë vite në burgjet jugosllave e vite tjera luftë kundër okupatorit serb.

“Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar”, ka shkruar ajo.

“Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara”, ka shkruar tutje ajo.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Postimi i saj i plotë:

2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”

I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!

Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?

Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?

Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?

Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!

Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.

Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!

Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!. /arbresh.info/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

16/04/2026, 6:59

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 16.04.2026, do të kryhen punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës

16/04/2026, 6:47

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje, mbrëmë në Prishtinë. Tragjedia ndodhi në mesnatë, në lagjen Dragodan (Arbëria). Burime të...

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve...

Lajmi i fundit

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj: Doli nuk shtëpia e nuk u kthye më

17/05/2026, 8:27
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Punëtori në Gjilan preu fytin me skalper – para aktit tragjik telefonoi shefin me kamerë të hapur

16/05/2026, 22:53

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02
Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv