https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hajdari në udhëtim zyrtar, anulohet seanca ku ajo akuzohet për “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”

Hajdari në udhëtim zyrtar, anulohet seanca ku ajo akuzohet për “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”

Është anuluar seanca ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ngarkohet se për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë ka goditur të miturën I.B.

Sipas gjykatëses Valbonë Gjonbalaj, ministrja Hajdari është në udhëtim zyrtar në Shqipëri dhe se e njëjta më 2 nëntor e ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë e pranishme në seancë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk do ta mbajmë seancën për arsye se ministrja me parashtresë e ka njoftua gjykatën me prova të argumentueshme, për shkak të pozitës që ajo ka, është në takim zyrtarë në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë gjyqtarja Gjonbalaj për “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja tutje shtoi mungesë ministrja Hajdari e ka arsyetuar me ftesat që e njëjta ka marrë për këtë vizitë ndërsa tha se janë njoftuar të gjitha palët.

“Me 1 nëntor është ftuar nga gjykata, ndërsa njoftimin e ka bo më 2 nëntor, janë njoftu edhe palët tjera, të gjithë kanë qenë të pajtimit”, theksoi ajo.

Në këtë seancë, ishte paraparë që të merrnin pjesë eksperti mjeko-ligjor si dhe një ekspert i komunikacionit, në lidhej më këtë gjykatësja tha se në seancën e radhës,  palët do të ftohen me ftesa të rregullta.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, në seancën e kaluar ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Ndërkaq, për “Betimi për Drejtësi”, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti kishte thënë se vlerësojnë që ekspertiza e komunikacionit do të përcaktojë pozicionin se ku ka qenë e pandehura Hajdari, e që nga video, sipas tij, shihet se ka qenë në anën e majtë, ndërsa drejtimi i saj i lëvizjes ka qenë krahu i djathtë.

Ai tha se Prokuroria është dashur fillimisht të definojë shpejtësinë e lëvizjes para udhëzimit të rastit në kundërvajtje.

“Po ashtu, edhe nga shkresat e lëndës ka qenë rruga me reshje shiu dhe nga shpejtësia e lëvizjes që shifet në video, ne presim atë që është dashtë normalisht për ta bërë prokuroria që të konstatojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve atmosferike në rrugë dhe kjo do të definojë se a kemi të bëjmë më kundërvajtje apo kemi të bëjmë me vepër penale. Paraprakisht, mendojmë që prokurori i rastit është dashtë ta sqarojë këtë rrethanë para se të udhëzojë rastin për në Departamentin për Kundërvajtje”, tha avokati Shefqeti.

Poste të ngjashme

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv