https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj shau me nënë derisa po largohej nga takimi me Kurtin (+18)

Haradinaj shau me nënë derisa po largohej nga takimi me Kurtin (+18)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi në takim gjatë mëngjesit të sotëm udhëheqësit e partive opozitare parlamentare. Por kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lënë takimin në gjysmë dhe ky largim duket se nuk është bërë pa fjalë (Kujdes, teksti mban fjalë që nuk janë për secilën audiencë).

Haradinaj ishte i vetmi udhëheqës opozitar që e pranoi takimin me Kurtin para rreth tri javëve dhe në të ishte diskutuar propozimi franko-gjerman. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishin refuzuar.

“Ia q*ve nanën venit dhe vetit”

Sidoqoftë, në takimin e sotëm ishin të tre udhëheqësit në zyrën e Kurtit dhe Haradinaj përsëri e “veçoi” veten nga dy të tjerët.

Haradinaj e la në gjysmë takimin duke u larguar demonstrativisht nga takimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shkroi më pas në “Facebook” duke thënë se Kurti “mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizonte kërkesën e tyre.”

ADVERTISEMENT

Ishte fjala për kërkesën personale të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shtyrjen e afatit të vendimit për targa për 10 muaj.

Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale me anë burimesh, e ka sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit” – është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.

Konteksti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se “nuk e ka refuzuar planin franko-gjerman”. Ai u shpreh se Serbia, përmes veprimeve të fundit në veri të Kosovës, po mundohet të maskojë refuzimin e saj.

Megjithatë, Kurti është shprehur se “i kishte pasur vërejtjet e tij” për propozimin që tha se ka mbështetje edhe nga Brukseli e Uashingtoni.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj e ka akuzuar edhe Kurtin se, përmes çështjes së targave, po provon që ta refuzojë planin franko-gjerman, që është edhe qëllimi i Serbisë. Kurti mohoi një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit i kishte reaguar ashpër kryeministrit të vendit duke shprehur “zhgënjim e shqetësim” me mospërfilljen e kërkesës së ShBA-së për çështjen në fjalë.

Çka thanë Memli e Lumiri?

“Mendoj që sot kemi një situatë që ka mundur të shmanget. Papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët duket sa kanë sjellë momentum që mund të shmangej. Ne kemi diskutuar edhe për dialogun, edhe për propozimin franko-gjerman” – tha mes tjerash pas takimit kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke shtuar se nuk ka mësuar diçka të re.

Pak a shumë, të njëjtat fjalë i tha edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Për LDK-në besojmë që koordinimi i ngushtë me DASh-in, me institucionet e sigurisë amerikane, aleatët në Uashington dhe Bruksel, është zgjidhja e vetme adekuate për situatën në të cilën është Kosova. Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendit nga faktorë që burojnë në Beograd” – u shpreh ai.

Post Views: 209

Poste të ngjashme

Bjellorusia dënon me 10 vjet burgim fituesin e Nobelit për Paqe

Murati flet për skenare pa regji të opozitës: Kushtetutën po e shkelin ata që nuk po votojnë

03/07/2025, 11:25

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e shkel Kushtetutën. Postimi: Në vend se të bëjnë skenare...

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

03/07/2025, 11:16

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot partia e tij do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të...

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24

Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e sotme. Të enjten mbetet mot kryesisht...

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen...

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta,...

Lajmi i fundit

Bjellorusia dënon me 10 vjet burgim fituesin e Nobelit për Paqe

Murati flet për skenare pa regji të opozitës: Kushtetutën po e shkelin ata që nuk po votojnë

03/07/2025, 11:25
Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

03/07/2025, 11:16
Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv