https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Paralajmëron Sheholli: Edhe serbët në pjesët tjera të Kosovës, mund të largohen nga institucionet pas 21 nëntorit

Paralajmëron Sheholli: Edhe serbët në pjesët tjera të Kosovës, mund të largohen nga institucionet pas 21 nëntorit

Njohësi i marrëdhënieve ndër etnike të Kosovë, Fatmir Sheholli ka paralajmëruar largimin e serbëve nga institucionet edhe nëpër komunat tjera të vendit, pra jo vetëm në veri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky paralajmërim i Shehollit vjen pas deklaratës së nënkryetarit të Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, I cili u ka bërë thirrje edhe serbëve të jugut që të largohen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

Sheholli për Blic ka theksuar se nëse nuk tërhiqet vendimi për targa dhe nëse nuk nis krijimi i Asociacionit, atëherë të gjithë serbët i bojkotojnë institucionet e Kosovës.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar si Institut për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, edhe serbët poshtë lumit Ibër janë të rreshtuar me Listën Serbe. Në këtë kuptim, kryetarët e 6 komunave me shumicë serbe (Graçanicë, Novo Bërdë, Shtërpc, Kllokot, Partesh dhe Ranillug) janë në koordinim me kryetarin e Listës Serbe e përmes tij me Beogradin zyrtar, që nëse në ditët në vazhdim kryeministri Kurti nuk ndërron vendimin për targa dhe nuk fillon krijimin e ASK, atëherë pritet që edhe kryetarët e komunave, asamblistë serbë të këtyre komunave do të largohen nga institucionet e Kosovës”, ka theksuar ai.

Ai shprehet i bindur se largimi i tyre mund të ndodhë në momentin kur fillon gjobitja e serbëve nga 21 Nëntori.

Ndryshe, sot nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq u ka bërë thirrje edhe serbëve të jugut që të largohen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Sipas Jevtiq, gjendja aktuale në Kosovë është më e keqe në krahasim me periudhën kur serbët shpallën daljen e tyre nga institucionet e Kosovës dhe e gjithë kjo thotë ai, është rezultat i politikës së papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Jevtic shtoi se nëse nuk ka ndryshim të qëndrimit, edhe serbët në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet e Prishtinës.

“Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi i kolegëve të mi. Unë personalisht e kam njoftuar me shkrim edhe kryetarin e Listës Serbe, Rakiq, se besoj se përfaqësuesit politikë të serbëve, që serbët në përgjithësi në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet dhe kjo është një pyetje që është ende aktuale dhe e hapur. Nëse nuk ndryshon situata, nëse nuk ndryshon kursi dhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare dhe nuk ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve, jam pothuajse i sigurt se të njëjtin vendim do ta marrin edhe serbët në jug të Ibrit”, thotë Jevtiq për Euroneës Serbia.

Ai shprehet se dy kushtet për t’u rikthyer në institucione janë formimi i Asociacionit dhe tërheqja e vendimit për targat.

“Përgjigja në pyetjen se a do të ktheheshin hipotetikisht serbët në veri të Kosovës dhe në institucione, jepet në momentin kur ndryshohet vendimi dhe shtyhet ai vendim për riregjistrimin e veturave dhe kur fillon formimi i Asociacionit”, thotë Jevtiq

Poste të ngjashme

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

20/01/2026, 20:24

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat KQZ...

Krizë e brendshme në PDK Podujevë: Statovci kundër Shabanit për moszbatim vendimi

Krizë e brendshme në PDK Podujevë: Statovci kundër Shabanit për moszbatim vendimi

20/01/2026, 19:54

  Anëtari i Kryesisë së PDK-së, dega në Podujevë, Florim Statovci, ka reaguar publikisht duke akuzuar Kryetarin e degës së...

Kryeimami Sahiti viziton KBI-në e Podujevës në prag të Ramazanit

Kryeimami Sahiti viziton KBI-në e Podujevës në prag të Ramazanit

20/01/2026, 19:41

  Në prag të ardhjes së muajit të bekuar Ramazan, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i...

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

20/01/2026, 10:19

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të...

24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Katër policë sulmohen me mjete të forta nga tre persona

20/01/2026, 9:54

Katër policë dyshohet se janë sulmuar fizikisht, me mjete të forta nga tre persona në Poslisht të Prizrenit. Policia raporton...

Lajmi i fundit

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

20/01/2026, 20:24
Krizë e brendshme në PDK Podujevë: Statovci kundër Shabanit për moszbatim vendimi

Krizë e brendshme në PDK Podujevë: Statovci kundër Shabanit për moszbatim vendimi

20/01/2026, 19:54
Kryeimami Sahiti viziton KBI-në e Podujevës në prag të Ramazanit

Kryeimami Sahiti viziton KBI-në e Podujevës në prag të Ramazanit

20/01/2026, 19:41
Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

20/01/2026, 10:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv