https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Edhe ministrit Elbert Krasniqi dhe tre kryetarëve të komunave të LVV-së u shtyhet shkuarja në SHBA

Edhe ministrit Elbert Krasniqi dhe tre kryetarëve të komunave të LVV-së u shtyhet shkuarja në SHBA
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ka arritur në tre numri i ministrave të Qeverisë Kurti, që u është shtyrë vizita në SHBA. Pas Albulena Haxhiut të Drejtësisë, Xhelal Sveçlës të Punëve të Brendshme, sivjet në SHBA nuk do të shkojë as Elbert Krasniqi, Ministër i Administratës së Pushtetit Lokal.

Demokracia.com ka mësuar se Krasniqi do të duhej të qëndronte në shtetin e IOWA-s nga 14 deri më 16 nëntori, por kjo vizitë i është shtyrë për në pranverën e vitit 2023.

Bashkë me Krasniqin, përveç Shpejtim Bulliqit, do të duhej të udhëtonin edhe dy kryetarët e komunave që drejtohen nga Vetëvendosje, Alban Hyseni i Gjilanit dhe Qemal Aliu i Shtimes.

“Arsyetimi për shtyrjen e vizitës ka qenë po ai që e ka përmendur sot ambasadori Hovenier, se në këtë kohë krize për Kosovën nuk është mirë të udhëtohet në SHBA”, ka treguar për Demokracia.com një burim Qeverisë së Kosovës.

Më herët u raportua se edhe ministrave Haxhiu e Sveçla u është thënë nga amerikanët se vizitat e tyre janë anuluar vizitat për shkak të krizës në veri, megjithatë kjo po shihet edhe si një masë ndëshkuese dhe si një mesazh diplomatik për Qeverinë e Kosovës.

Vizita e Sveçlës dhe Haxhiut ishte tjetër nga ajo e Krasniqit dhe kryetarëve të komunave që qeverisen nga VV.

“Të dy ministrat kanë pasur vizitë të përbashkët dhe takime në Departamentin e Drejtësisë në ShBA, por janë njoftuar se vizitë është anuluar”, tregoi më tej zyrtari qeveritar.

Hovenier ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në SHBA për takime zyrtare.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier. /Demokracia.com/

Poste të ngjashme

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47

  Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 9:05

    Llapjani Kreshnik Kaçiu, me prejardhje nga Lupçi i Poshtëm i Podujevës, është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të...

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 8:40

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtarin Kreshnik Kaçiu kryetar të Gjykatës Administrative. Kaçiu ishte kandidati më i vlerësuar nga...

Lajmi i fundit

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40
“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47
Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45
Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 9:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv