https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Borrelli kërkon nga Kurti e Vuçiqi gatishmëri për kompromis

Borrelli kërkon nga Kurti e Vuçiqi gatishmëri për kompromis
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet u fokusuan në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjente për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Borrelli, i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, përsëriti se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog, transmeton Klankosova.tv.

“Ambienti aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshëm tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplote për atë që ka vërtet rëndësi për Kosovën, Serbinë, popullin e tyre dhe gjithë rajonin – që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve si një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Borrell.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesa të mëtejshme. Këto detyrime, të marra në kuadër të dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”.

Në të njëjtën kohë, Borrelli nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse.

“Me luftën në Ukrainë, Evropa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësi e palëve që ta shmangin këtë për të mirën e njerëzve të tyre, të cilët do të humbasin më shumë nëse sjellja aktuale përshkallëzuese nuk ndryshon”.

“Pamundësia për të përmbushur detyrimet dhe përshkallëzimi i shpejtë do të ketë pasoja të dëmshme para së gjithash për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për të ardhmen evropiane të të dyja palëve dhe besueshmërinë e tyre në sytë e partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë”.

Përfaqësuesi i lartë do të informojë shtetet anëtare të BE-së të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme rreth diskutimeve të tij dhe do të japë analizën e tij të situatës.

Poste të ngjashme

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu. Ai tha se viktima është plagosur në këmbë. “Ju...

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

13/02/2026, 21:22

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi

13/02/2026, 19:42

Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës....

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

13/02/2026, 19:40

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës. Rastin...

Lajmi i fundit

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35
Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50
Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

13/02/2026, 21:22
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi

13/02/2026, 19:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv