https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vetëvendosja që respektonte Ezanin në fushatë, shkarkon Korenicën për shkak të bindjeve fetare

Vetëvendosja që respektonte Ezanin në fushatë, shkarkon Korenicën për shkak të bindjeve fetare
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i partisë në pushtet, Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur dje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Korenica. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil.”, ka thënë Korenica për Nacionalen.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Fati i shkarkimit iu shkrua z.Korenicës në një mbledhje të mbajtur dje në Rahovec. Një përfaqësues, politikisht i fuqishëm në LVV, erdhi për vizitë në qytetin e rrushit. Valon Hoti, koordinator i Qendrave në LVV, “zbarkoi” në Rahovec, duke inicuar shkarkimin e Korenicës dhe duke vendosur një grup tjetër punues, që do të udhëheq degën e LVV-së në këtë qytet drejt zgjedhjeve të brendshme.

Në këtë takim, u vendos që Ali Dula, aktivist i VV-së, të zëvendesojë deputetin Korenica, që ishte dikur edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Rahovecit.

Dy fotografi me një mbishkrim të shkurtër dolën nga takimi i mbrëmshë. Ish-deputetja Albana Fetoshi postoi fotografitë, e ku shihet në qendër i deleguari i Qendrës, koordinatori Hoti.

“Spastrimet” dhe Kryesia e Re

Projekt-kodi civil ka qenë një nga temat më të përfolura muajve të fundit, e cila ngjalli reagme edhe brenda LVV-së, pasi shumë deputet, kryesisht konservator, votuan kundër kësaj nisme të Ministrisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Nacionale ka raportuar në lidhje me përjashtimet nga gara të disa kandidatëve si pasojë e qëndrimeve të tyre për martesat e seksit të njëjtë dhe të projekt-kodit civil.

Beni Kizolli, ish-kandidat për deputet i LVV-së, ishte i pari që publikisht shkroi për “eleminimin” e tij nga gara për kryetar të degës së LVV në Prizren. Ai ishte shprehu se ishte deklaruar kundër projekt-kodit civil, pasi ishte pyetur për qëndrimin e tij për martesat e seksit të njëjtë. Eleminimit e tij, ai e quante vendim arbitrar.

E pas Kizollit, dolën edhe disa aktivistë të tjerë që publikisht njoftuan se janë eleminuar nga gara e brendshme për shkak të qëndrimit të tyre refuzues ndaj projekt-kodit civil.

Shkëlzen Bislimi, ish-aktivist i LVV-së, në një intervistë për Nacionale, e kishte cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje si “parti islamofobe”.

Kujtojmë që në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar garën e brendshme partiake. Natyrisht, nuk kishte risi në kreun e saj, pasi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u zgjodh edhe për një mandat si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, nënkryetar i partisë më të madhe në vend u zgjodh Glauk Konjufca, që është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. E sekretar organizativ, që është një nga pozicionet më të rëndësishme në LVV, për befasinë e shumëkujt, u zgjodh Alim Rama, që po ashtu përfaqëson këtë parti në Komisioni Qendror Zgjedhor.

E grupi nga Tirana, siç tashmë po i referohet Lumir Abdixhiku i LDK-së aktivistëve të LVV-së nga Shqipëria, përsëri mbajtën pozitat pothuajse të njëjta si më parë. Aktivistja nga Shqipëria, Dejona Mihali, një figurë tërësisht e panjohur për publikun kosovar, vazhdon të jetë e fortë në partinë e Kurti, duke u rizgjedhur në pozitën e Koordinatorës së Komiteteve.

Ministrja Haxhiu javë më parë ka paralajmëruar rithkimin e projekt-kodit civil në Kuvend, duke theksuar se shpreson që kësaj radhe të kalojë kjo nismë ligjore.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv