https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia e Kosovës demanton mediat serbe dhe OJQ-në Aktiv për kinse maltretimin e Milieviqit

Policia e Kosovës demanton mediat serbe dhe OJQ-në Aktiv për kinse maltretimin e Milieviqit

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, lidhur me shkrimet e publikuara/raportuara nga organizata të ndryshme si: “NGO Aktiv” e të tjera, ku sipas tyre sot në Jarinje nga zyrtarët policorë është sulmuar, Miodrag Milieviq, ju informon se ky raportim nuk qëndron dhe se është i pavërtetë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinje dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara.

 

Me qëllim të riverifikimit janë ndërmarrë masa shtesë, ku zyrtarët policorë me detyrë në Jarinje kanë pyetur edhe palën serbe nëse dikush ka paraqitur ndonjë ankesë, ku nga mbikëqyrësi i ndërrimit të palës serbe është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë për sjellje jo të mirë apo diçka të kësaj natyre.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Andaj, bazuar në gjendjen reale dhe raportet zyrtare, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, në mënyrë që përmes dezinformatave të tilla të mos tentohet të njolloset puna profesionale e zyrtarëve policorë, të mos krijohen tensione dhe pasiguri te qytetarët.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj, të ofrojë zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës në mënyrë profesionale dhe efikase ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës. /Ballkani.info/

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv