https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kërkesa për shtyrje të afatit për targa| Bislimi takon Lajçakun në Bruksel

Kërkesa për shtyrje të afatit për targa| Bislimi takon Lajçakun në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel, për të takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Burimet diplomatike thonë se qëllim i këtij takimi është të shihen mënyrat se si të vazhdohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe propozimet për tejkalimin e krizës aktuale.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe në masë të madhe kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Qeveria e Kosovës do që këto makina të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës, RKS, por Serbia kundërshton, duke këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e rritjes së tensioneve, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Zyrtarët në BE paralajmëruan takime edhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, por, tash për tash, thanë se nuk pritet ndonjë takim Bislimi-Petkoviq.

Një ditë më herët, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia, urgjentisht, duhet të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve.

Borrell tha se 21 nëntori – dita kur, sipas planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave, pritet të nisë gjobitja e shoferëve me targa të paligjshme – nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve.

ADVERTISEMENT

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS./REL

Poste të ngjashme

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

17/05/2026, 13:58

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Ermal Sadiku, i është kundërpërgjigjur deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se...

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

17/05/2026, 13:18

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që u gjet i vdekur në Ferizaj

17/05/2026, 13:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme ku një person ishte gjetur pa shenje jete në orët e hershme...

Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

17/05/2026, 13:12

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai...

Hamza del në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup: Jemi me ju!

Hamza del në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup: Jemi me ju!

17/05/2026, 13:10

Kreu i PDK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë në mbështetje të protestës që do të mbahet...

Lajmi i fundit

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

17/05/2026, 13:58
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

17/05/2026, 13:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që u gjet i vdekur në Ferizaj

17/05/2026, 13:16
Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

17/05/2026, 13:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv