https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Islamic Relief në Kosovë shpërndan 50 mijë € për bizneset e reja, përfitojnë nëntë të rinj

Islamic Relief në Kosovë shpërndan 50 mijë € për bizneset e reja, përfitojnë nëntë të rinj
Share on FacebookShare on Twitter

Dega e Islamic Relief në Kosovë në kuadër të projektit të edukimit dhe ndërmarrësisë në një ceremoni ka bërë shpërndarjen e granteve në vlerë prej 50 mijë euro, raporton Ekonomia Online.  Nga kjo përkrahje kanë përfituar nëntë të rinj e të reja për fillimin e bizneseve të tyre.

Jetmira Zeka, koordinatore e projekteve ka sqaruar se fillimisht kanë aplikuar 100 persona, nga të cilët 28 janë trajnuar për 2 muaj rresht nga ekspertë të fushës, e më pas janë përzgjedhur nëntë më të suksesshmit, të cilët edhe kanë përfituar grante.

Drejtori i Organizatës Islamic Relief në Kosovë, Mohamed Soliman, tha se do të vazhdojnë të përkrahin të rinjtë në hapjen e bizneseve të reja.

Madje ai u shpreh se kanë hasur në ide shumë interesantë nga të rinjtë për bizneset e tyre.

“Ju faleminderit që jeni me ne në këtë ditë të rëndësishme për shpërndarjen e këtyre grandeve për përfituesit, do të vazhdojmë më përkrahje”.

“Jam shumë i lumtur që po shpërndajmë këto grande në kuadër të programit për edukim dhe ndërmarrësi në përkrahje të të rinjve për hapjen e bizneseve të reja”.

“Dua të iu përgëzojë ngase ka pasur ide, shumë ide të mira e interesante dhe kemi përzgjedhur më të mirat. Dua të falënderoj dhe përgëzoj përfituesit dhe u them që duhet të vazhdojnë”.

Albulena Gashi-Hajrullahu, menaxhere e programeve për Kosovë dhe Shqipëri, tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë përfitues të vazhdojnë me zhvillimin e bizneseve të tyre.

“Sot po celebrojmë eventin për shpërndarjen e granteve. Për ne është me rëndësi që secili prej jush me vazhduar idetë e juaja”.

“Dua me i’u pa tu u rrit sa më shumë dhe suksese tutje dhe me pa edhe punëtorë shtesë në bizneset e juaj. Ne kemi me vazhduar me ide të tilla me përkrahë rininë tonë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, komunë kjo që kanë përifuar tre persona, tha se Islamic Relief në Kosovë ka një staf të mrekullueshëm dhe bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke i përkrahur në arsim e fusha të tjera.

ADVERTISEMENT

Ai më tej ka sqaruar se kanë nënshkruar memorandum që kalon vlerën e 300 mijë eurove.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ndihem i nderuar që jam bashkë me juve. Ne ekonomi nuk ka kurgjo falë. Nëse merr diçka falë kjo dikujt i kushton. Ky kontribut është ka domethënie të madhe siç është ndërmarrësia. Islamic ka një staf të mrekullueshëm që bëjnë një punë të jashtëzakonshme”.

“Islamic vazhdon të kontribuojë në fushën e arsimit. Vazhdimisht ka përkrahur edhe shëndetësinë. Qëllimi është t’i adresojmë sfidat e ekonomisë siç është defici i lartë tregtar. Investimet në këto fusha janë që të zëvendësohen importet”.

“Ne kemi nënshkruar memorandum që ka kalon vlerën e 300 mijë eurove. A ka ma mirë t’i shoh këta të rinj e të reja me ide, por që iu mungon financimi”.

Edhe Ferit Idrizi, kryetari i Vushtrrisë, falënderoi Islamic Relief në Kosovë për përkrahen në fushën e shëndetësisë, raporton EO.

Ai foli për marrëveshjet e nënshkruara duke përmendur ndërtimin e një tregu për prodhuesit që ka vlerën 600 mijë euro si dhe subvencionimin e 200 serrave që kap vlerën e 300 mijë eurove.

“Përvojat tona të bashkëpunimit janë të shkëlqyeshme dhe shumë të afërta me drejtorin Soliman. Kemi bashkëpunim në fushën e shëndetësisë”.

“Para disa muajsh kemi nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit për ndërtimin e një tregu për prodhuesit vendor që ka vlerën 600 mijë euro. Projekt tjetër që keni nënshkruar është në fushën e bujqësisë për subvencionimin e 200 serrave që kap vlerën 300 mijë euro”.

Islamic Relief Worldëide (IRW) është organizatë ndërkombëtare humanitare e themeluar më 1984 në Birmingham të Britanisë së Madhe, ku edhe e ka qendrën kryesore.

Organizata është prezentë në rreth 45 vende të botës, e po ashtu operon me zyrën e saj edhe në Kosovë që nga viti 1999, duke qenë një nga organizatat e para të cilat depërtuan për ta ndihmuar, rindërtuar dhe zhvilluar vendin.

Në Kosovë, Islamic Relief ka implementuar projekte të natyrave emergjente, shëndetësore, edukative, infrastrukturore, etj., duke u përqendruar më shumë në ndihmesën e familjeve skamnore, atyre me jetimë, familjeve nën asistencë sociale si dhe familjeve me fermerë për të zhvilluar mirëqenien ekonomike.

 

Poste të ngjashme

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Mblidhen sot dy komisione parlamentare

01/04/2026, 7:35

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane...

Podujevë: Vazhdon kontrolli sistematik shëndetësor i nxënësve në shkolla

Podujevë: Vazhdon kontrolli sistematik shëndetësor i nxënësve në shkolla

01/04/2026, 7:29

  Ekipet e mjekësisë familjare dhe ato stomatologjike po vijojnë me vizitat sistematike, sipas protokolleve përkatëse, për nxënësit e klasave...

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori

01/04/2026, 7:08

Mediumi pretigjioz britanik BBC, të veçantë rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në përpjekjen për një kualifikim historik në Kupën e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Lajmi i Fundit/ Përleshje mes tifozëve turq, pamje të rënda

31/03/2026, 19:26

Një incident i rëndë sapo ka ndodhur pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, ku disa tifozë...

Lajmi i fundit

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04
Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Mblidhen sot dy komisione parlamentare

01/04/2026, 7:35
Podujevë: Vazhdon kontrolli sistematik shëndetësor i nxënësve në shkolla

Podujevë: Vazhdon kontrolli sistematik shëndetësor i nxënësve në shkolla

01/04/2026, 7:29
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori

01/04/2026, 7:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv