https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prej cilave projekte i mori Qeveria paratë për t’i paguar pensionet e ndihmat sociale këtë muaj

Prej cilave projekte i mori Qeveria paratë për t’i paguar pensionet e ndihmat sociale këtë muaj
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës do të kryejë pagesat e skemave sociale dhe pensionale për muajin nëntor me paratë që kanë qenë të dedikuara për realizimin e disa projekteve. Për të kryer këto pagesa, janë marrë edhe mjetet që janë ndarë për ndërtimin e digave që kishte premtuar kryeministri Albin Kurti, si dhe ato për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje, ku ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumë mbi 19 milionë euro.

Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet), me qëllim që të mundësohet rregullimi i pagesave të skemave sociale dhe pensionale për muajin nëntor 2022”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Aty janë dhënë detaje edhe prej cilave projekte janë marrë këto para. Mbi 16 milionë euro që kanë qenë të planifikuara për shërbime të punësimit, janë kursyer nga Ministria e Financave dhe janë ndarë për këto skema.

Për këto pagesa, janë marrë para edhe nga projekti për ndërtimin e digave. Gati 335 mijë euro që kanë qenë të parapara për këtë punë, tash do të shkojnë për pagesa të skemave sociale dhe pensionale.

Ndërtimi i këtyre digave ka qenë premtim i kryeministrit Albin Kurti. Për ndërtimin e tyre, Kurti kishte folur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Madje, ishte thënë se ndërtimi i tyre do të fillonte gjatë këtij mandati qeverisës.

“Të vetëdijshëm për rezervat e ulëta ujore në vend të cilat nuk kalojnë shifrën prej 500 milionë metra kube ujë, kryeministri Kurti ritheksoi synimin e Qeverisë për të rritur këto kapacitete duke ndërtuar dy diga të reja brenda këtij mandati, gjatë të cilit synohet edhe përfundimi i ndërtimit të impianteve në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës”, njoftonte atëherë Zyra e Kryeministrit.

Për këto skema, janë marrë edhe 50 mijë euro që kanë qenë të planifikuara për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Ky projekt është pezulluar në shkurt të këtij viti. Njoftimin e kishin dhënë Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ky vendim kishte ardhur pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet e rëndësishme”, thuhej në një njoftim të përbashkët të BE-së dhe UNDP-së.

Sipas vendimit të Qeverisë, mbi 14 milionë euro nga këto projekte do të shkojnë për pensionet bazike sociale, mbi 2 milionë për pensionet e personave me aftësi të kufizuara, mbi 2 milionë tjera për ndihma sociale, gatu 43 mijë euro për shërbime sociale, rreth 210 mijë euro për pensionet e pjesëtarëve të FSK’së dhe rreth 133 mijë  për kompenzim për personat e verbër./Gazeta Express

 

 

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv