https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbështetësi i Kurtit bëhet Sekretar i KEK-ut në mënyrë të kundërligjshme

Mbështetësi i Kurtit bëhet Sekretar i KEK-ut në mënyrë të kundërligjshme
Share on FacebookShare on Twitter

Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Riza Dembogaj, është emëruar Sekretar/Këshilltar i Përgjithshëm në KEK.

Kjo procedurë e zgjedhjes vlerësohet e kundërligjshme, marrë parasysh se Korporata Energjetike e Kosovës ka shkelur udhëzimet administrative për punësimin në sektorin publik, shkruan Demokracia.com.

Korporata Energjetike e Kosovës kishte shpallur konkurs për këtë pozitë më 29 gusht 2022, me numër 5123 dhe me afat të konkursit deri më 20 shtator 2022.

Nga përfundimi i konkursit, aplikantët nuk ishin njoftuar me procedurat e mëtutjeshme, duke shkelur Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Procedurave në Sektorin Publik 07/2017.

Duke vazhduar me shkelje procedurale, Korporata Energjetike e Kosovës kishte shpallur konkurs të njëjtë përsëri më 12 tetor 2022, me numër 6134, pa anuluar konkursin paraprak dhe pa dhënë asnjë arsyetim të kandidatët që kishin aplikuar. Krejt këto shkelje i bëri vetëm për të ardhur në pozitë i zgjedhuri Riza Dembogaj, i cili në kohën e qeverisjes Kurti I ishte emëruar UD sekretar.

ADVERTISEMENT

Në njoftimin e KEK-ut dërguar kandidatëve thuhet se procedura ka qenë transparente dhe ka qenë në mbikëqyrje të organizatës GAP, INDEP GLPS.

Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda komisionit se njëri nga kandidatët kishte shkuar në intervistë, por nuk kishte pranuar të intervistohet për shkak të shkeljes së procedurave ligjore dhe me arsyetimin së KEK-u kishte dërguar të kopjuar udhëzuesin për intervistë. Sipas tij, udhëzuesi ka qenë i njëjti për kandidatë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike (KEK) dhe detyrat e përgjegjësitë e sekretarit dallojnë nga detyra e Bordit të Drejtorëve.

Bordi i Drejtorëve kishte kërkuar nga kandidatët që në afat prej 7 minutash të tregojnë për 3 sfidat që përballet KEK-u dhe si të zgjidhen ato, në kundërshtim me detyrat e sekretarit.

Në vendimin e lëshuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, kandidatët për intervistë kanë qenë:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Shqiprim Pula më 18 pikë

Blerim Bala       —

Riza Dembogaj   20.75 pike

Erza Tullumi       11.25.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vendimin e komisionit nuk e ka nënshkruar anëtari Valdrin Krasniqi, ndërsa e kanë nënshkruar anëtarët e tjerë, që janë Skënder Haziri, Valbona Raifi, Nagip Krasniqi dhe Mustafë Pllana.

Riza Dembogaj ishte emëruar ushtrues detyre në zyrën ligjore në KEK në Qeverinë Kurti I. Nga kjo pozitë ai ishte shkarkuar tri vjet më parë. Dembogaj që ishte larguar nga puna që e mbante në Inspektoratin Policor të Kosovës, ditën që partia e Albin Kurtit mori pushtetin kishte shkruar: “Efekti i qeverisë së re qysh në ditën e parë. Hajnat, abuzuesit e parasë publike, kapësit e shtetit dhe shkelësit e ligjit janë në panik”, kishte shkruar asokohe ai. /Demokracia.com/

Poste të ngjashme

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë e ka bërë LDK-ja, me...

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31

  Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë Kryetari i Komunës...

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Zubin Potokut. Miratimi i buxhetit u në seancën e sotme plenare....

Lajmi i fundit

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44
“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv