https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE: Situata në veri të Kosovës më e rënda që nga viti 2013

BE: Situata në veri të Kosovës më e rënda që nga viti 2013
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Bashkimi Evropian është i gatshëm të mirëpres në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa më shpejt që këta të dy janë të gatshëm të tregojnë sjelljen evropiane në gjetjen e një zgjidhjeje evropiane për situatën në veri.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa përmendi situatën “e rëndë” të krijuar në veri të vendit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë përgjegjësi për të gjetur një rrugëdalje për të dalë nga situata aktuale.

Stano: Jemi të gatshëm të mirëpresim Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

“Ne mbetemi të përkushtuar që t’i mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për takimin e nivelit të lartë, pikërisht ashtu siç sugjeroi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jenë të gatshëm të tregojnë sjelljen evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre. Pra, puna vazhdon pa i bërë të ditura të gjitha detajet procedurale dhe të nivelit të punës, por ne jemi të angazhuar t’i ndihmojmë ata për të gjetur këtë zgjidhje. Mirëpo Bashkimi Evropian nuk mund të jetë më i interesuari për të gjetur zgjidhjen, duhet të jenë ata. Të dyja palët kanë përgjegjësi për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se BE nuk mund ta përballojë situatën aktuale, për të cilën tha se është një nga krizat më të rënda që nga viti 2013.

Ndërkohë ai foli edhe për përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje.

Stano: Situata në veri të Kosovës më e rënda që nga viti 2013

“Ne nuk mund ta përballojmë situatën aktuale, një nga krizat më të rënda, që nga viti 2013. Përfaqësuesi i lartë e ka thënë shumë qartë se çfarë presim nga të dyja palët dhe çfarë po bëjmë për t’i ndihmuar të gjejnë një zgjidhje evropiane nga situata. Nuk do të hyj në detaje të të gjitha përpjekjeve që po bëhen në të gjitha nivelet e ndryshme, duke përfshirë edhe nivelin e lartë. Përfaqësuesi i lartë ka folur të premten e kaluar në Paris, si me kryeministrin Kurti ashtu edhe me presidentin Vuçiq. Ka angazhime të vazhdueshme nga përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak. Ai do të takohet sot me kryenegociatorin e Kosovës. Ky është një shembull i hapave të ndërmarrë, por siç është një praktikë e zakonshme në këtë rast, ne nuk komentojmë apo njoftojmë realisht takimet në nivelet e kryenegociatorëve”, tha ai.

Poste të ngjashme

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

Kushtetuesja vendosi masë ndaj dekretit të Presidentes, vjen reagimi i parë nga LDK

09/03/2026, 19:04

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur VV-në se tani a “është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”?...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

09/03/2026, 18:12

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31...

Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

09/03/2026, 17:01

Partia Guxo me drejtues Donika Gërvallën dhe Faton Pecin kanë dalë me komunikatë për media pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit...

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08

reja ajrore të hënën në mëngjes, vala e parë e sulmeve që kur Irani zgjodhi një udhëheqës të ri suprem....

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

09/03/2026, 8:33

Një person dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë gjatë mbrëmjes së 8 marsit në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar,...

Lajmi i fundit

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

Kushtetuesja vendosi masë ndaj dekretit të Presidentes, vjen reagimi i parë nga LDK

09/03/2026, 19:04
Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

09/03/2026, 18:12
Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

09/03/2026, 17:01
Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv