https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbi 1800 raste të dhunës në familje për janar janar-gusht, prin rajoni i Prishtinës

Mbi 1800 raste të dhunës në familje për janar janar-gusht, prin rajoni i Prishtinës

Në Kosovë gjatë periudhës janar – gusht, 2022 janë raportuar 1852 raste, ku pjesën më të madhe të rasteve është rajoni i Prishtinës, sa i përket personave të dyshuar dhe të arrestuar për dhunë në familje, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës madhore. Ndërsa, sa i përket viktimave të dhunës në familje del që pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë femërore.

Kështu është thënë në raportin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në tryezën e sotme të diskutimit “Raportimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje”.

Liridon Salihi, prezantues i analizës nga GLPS, tha se në shumicën e rasteve të dhunës në familje të akuzuarit i përkasin gjendjes së dobët ekonomike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në Kosovë gjatë kësaj periudhe janar – gusht 2022 janë raportuar 1852 raste, ku pjesën më të madhe të rasteve ka rajoni i Prishtinës, sa i përket personave të dyshuar dhe të arrestuar për dhunë në familje, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës madhore. Ndërsa, sa i përket viktimave të dhunës në familje del që pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë femërore. Në shumicën e rasteve të dhunës në familje të akuzuarit i përkasin gjendjes së dobët ekonomike, ndërsa sa i përket pjesës së arsimit rezulton se mbi 50 për qind e tyre për dhunë në familje kanë të përfunduar shkollim të mesëm”, tha Salihi.

Salihi tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka treguar efikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku si kryerës kanë qenë të miturit, ndërsa sipas tij nuk ka treguar efikasitet të tillë në trajtimin e rasteve ku si kryerës të dhunës në familje kanë qenë personat madhor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka treguar efikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku si kryerës kemi pasur të miturit, ndërsa nuk ka treguar efikasitet të tillë në trajtimin e rasteve ku si kryerës të dhunës në familje janë personat madhorë. Ndryshe, nga analizimi i 43 aktgjykimeve të publikuara është se Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm në pesë raste ka shqiptuar dënim me burgim efektiv, ndërsa pjesa më e madhe e aktgjykimeve ishin me dënim me kusht. Në 70 për qind të këtyre aktgjykimeve dhe të analizuara nuk është respektuar afati ligjor për caktimin dhe mbajtjen e seancës gjyqësore”, shtoi Salihi.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Ai tha se sa i përket rekomandimeve, kanë ftuar edhe institucionet e tjera duke përfshirë edhe Zyrën për mbrojtjen e viktimave, Qendra për punë sociale dhe Shërbimin korrektues që t’i rrisin kapacitetet për të trajtuar në mënyrë më serioze çdo viktimë, por edhe kryerësit e veprës penale dhunë në familje.

Ndërsa, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu kërkoi të punohet më shumë në këtë drejtim teksa tha se është shqetësuese fakti se nga 1 mijë e 725 persona të dyshuar për dhunë në familje, vetëm 682 janë arrestuar.

“Ne patjetër duhet të veprojmë në këtë drejtim për të përmbushur dhe harmonizuar aktet juridike, për ta rritur efikasitetin dhe për të mos lënë hapësirë për mos punë apo kamuflim të saj… Edhe me shqetësuese konsideroj se është fakti që nga 1 mijë e 725 persona të dyshuar për shkaktim të dhunës në familje, vetëm 682 persona janë arrestuar. Nga këtu bëjë thirrje për të gjithë akterët relevantë që ta rrisin seriozitetin për trajtimin e këtyre rasteve dhe veprimet t’i kenë pa asnjë kompromis për të dyshuarit që kryen veprën penale të dhunës në familje… Aktakuzat duhet të jenë profesionale dhe mirë të argumentuara, po ashtu duhet të rritet edhe efikasiteti i punës, sepse për këta tetë muaj të këtij viti ka rezultuar se ka një diferencë prej 70 lëndësh që kanë mbetur pa u trajtuar nga Prokuroria, për disa janë pranuar 613 raste, kurse janë marrë parasysh vetëm 543 prej tyre”, tha Sallahu.

Sallahu ka bërë të ditur se për herë të parë nën përkujdesjen e Ministrisë së Drejtësisë do të organizojnë 16 ditë e aktivizmit, e cila do të jetë kampanja më e madhe, ku parashihet aktivitete të shumëdimensionale dhe të ketë ndikim për vetëdijesimin e qytetarëve kundër dhunës në familje.

Dren Rugova, nënkryetar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tha se dhuna në familje duhet të ketë një trajtim më serioz. Sipas tij institucionet duhet të mos fokusohen ekskluzivisht në të gjeturat e fundit që përfundojnë në gjykatë por edhe në masat dhe efektet qe duhet merren për të parandaluar këto raste.

“Këshilli Gjyqësor ka ndërmarrë një sërë veprimesh duke adoptuar strategjinë për zgjedhjen efikase të lëndëve, ku çështjet e dhunës në familje janë paraparë me prioritet. Po ashtu, Gjykata Supreme ka nxjerrë një udhëzues për trajtimin e veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Dhuna në familje duhet të ketë një trajtim serioz. Edhe Gjykata Themelore në Prishtinë dhe të tjerat këto vepra penale i trajton me prioritet të jashtëzakonshëm… Përveç urgjencës që kanë këto raste në strategjinë e Këshillit Gjyqësor, janë paraparë edhe masat disiplinore për gjyqtarë, andaj konsideroj se nuk ka gjyqtar dhe gjykatë që i neglizhon këto raste, përveç rrethanave specifike kur çështjet, qoftë procedurale apo operative, bëjnë që të ketë vonesa në trajtimin e rasteve”, ka thënë Rugova.

ADVERTISEMENT

Reyes Charle Cuellar, këshilltare për Çështjet Gjinore nga Zyra e Bashkimit Evropian, tha se ky raport është i rëndësishëm për rritjen e vetëdijesimit te qytetarët, teksa shtoi se Kosova duhet të luftojë në zbatimin e konventës për të parandaluar rastet e dhunës në familje.

“Dhuna në familje dhe kundër grave është e përhapur jo vetëm në Kosovë, por edhe çdo vend tjetër, dhe është një formë dominuese. Rastet janë të përditshme, por rrallë dalin në ballina të gazetave apo lajmeve, andaj edhe një raport i tillë është i rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes për këtë fenomen. Dhuna e cila rezulton nga dikush në një vend ku ju duhet të ndiheni të sigurt është vështirë të ikim nga kjo, por ekziston edhe frika e raportimit. Është një çështje e komplikuar që duhet adresuar nga këndet e ndryshme të vështrimit, dhuna në familje duhet të adresohet me një qasje përmes parandalimit… Gjithsesi, Kosova ka arritur progres, sidomos kur i lexojmë të gjeturat në kuptimin e numrave, kjo nuk nënkupton se duhet të ndihemi komod por duhet të luftojmë tutje zbatimin konventës”, tha Cuellar/ KP.

Post Views: 184

Poste të ngjashme

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

11/05/2025, 12:34

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës “të mos frikësohet” nga...

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

11/05/2025, 11:49

Gazeta Sinjali ka siguruar detajet dhe emrat e personave të përfshirë në një përleshje të dhunshme që ndodhi më 10...

Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

11/05/2025, 10:53

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij,...

Si asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

Si asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

11/05/2025, 10:38

Java e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot dhe pritet të sjellë emocione të mëdha, teksa kampionati...

Pacolli paralajmëron dy njohje të mëdha

“Pacolli kritikon deputetët: Tallje me shtetin dhe qytetarët”

11/05/2025, 9:55

Për të 14-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Rreth kësaj ka reaguar,...

Lajmi i fundit

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

11/05/2025, 12:34
Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

11/05/2025, 11:49
Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

11/05/2025, 10:53
Si asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

Si asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

11/05/2025, 10:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv