https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

KMDLNj: Jack Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë në rastet e të paraburgosurve në Hagë

KMDLNj: Jack Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë në rastet e të paraburgosurve në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media ka thënë se Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, Jack  Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë në rastet e të paraburgosurve në Hagë.

Ata thanë se pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar siç thanë ata thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë e që është jashtë sistemit të drejtësisë së Kosovës,  Jack  Smith dha dorëheqje ndonëse bossi i EULEX-  it ia kishte vazhduar mandatin edhe për katër vjet tjera.  Për KMDLNj nuk është aspak me rëndësi se ku ka shkuar ky Prokrust i drejtësisë sa që janë të dëmshme dëmet që ua ka shkaktuar shtetasve të Kosovës  , të gjithë shqiptarë sikur edhe vet Kosovës”.

“Pas rrjedhjeve të materialeve të ndjeshme nga kjo Dhomë e Specializuar për montim të fakteve dhe pengimin e hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente , pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn , secili nga 4. 6 vjet për një vepër për të cilën përgjegjësi konkrete ka Jack Smith”, thuhet në komunikatën e tyre.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

KMDLNj  përmes komunikatës ka thënë se Jack Smith ka bërë presion te të arrestuarit dhe mbrojtja.

ADVERTISEMENT

“Pasi asnjëherë nuk janë zhvilluar hetimet se si rrodhën këto dokumente , KMDLNj dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para , ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe sikur që rrjedhja e këtyre materialeve është keqpërdorur nga Jack Smith si përshpejtues për arrestim të Hashim Thaçit , Kadri Veselit , Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Jack Smith  bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021 ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbindërtuar me ” dëshmi ” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Me këtë presion kohor , e rrezikoi mbrojtjen efektive të të akuzuarve duke hyrë në ujrat e diskriminimit përmes vazhdimit përtej arsyes të masës së paraburgimit. Po ky prokurir  kërkoi mbi 1860 orë për të prezantuar aktakuzën kohë që është më shumë se thuaja për të gjithë të dënuarit e Tribunalit për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë. Ky prokuror nuk mori asnjë vendin në favor të të akuzuarve , as te masa e paraburgimit , as te mundësia e zëvendësimit të kësaj mase e as te trajtimi shëndetësor. Në mënyrë të paskrupullt dhe joprifesionale mëshehu provat shfajësuese për të akuzuarit dhe me shumë vonesë dorëzoi provat e kërkuara nga mbrojtja. Pra , bëri të pamunduren të pengojë mbrojtjen e të akuzuarve”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatën e këtij këshilli thuhet se Jack Smith është dhunues flagrant i të drejtave të njeriut, përcjell Klankosova.tv.

“Në kohën kur të krijohen rrethanat normale për një hetim të pavarur , të paanashëm dhe të pandikuar politikisht , do të krijohen edhe kushtet për përcaktimin e përgjegjësisë për këtë Prokrust të drejtësisë i cili , jo që nuk bëri asgjë për hetimin se si u realizua rrjedhja e dokumenteve të ndjeshme nga tavolina e zyres së tij por se duket,  me mosveprim ka penguar këto hetime. Edhe dorëheqja e tij , në fakt është përpjekje të shtyhet gjykimi si dhe masa e paraburgimit. Nga aspekti i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria , Prokrusti , Jack Smith është dhunues flagrant i këtyre të drejtave dhe , me largimin e tij nga ky post aspak nuk humbë drejtësia por krijohen parakushtet për korigjimin e kësaj padrejtësie”.

“Roli i tij në Dhomat e Specializuara ishte puro politik sikur që edhe roli  që do ta luaj në të ardhmën do të jetë krejtësisht politik . Çështja që brengosë KMDLNj se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë guxim dhe as pregatitje profesionale të kundërshtojnë këto padrejtësi që po i bënë ZPS në Hagë duke kërkuar përgjegjësi për rrjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga kjo zyrë e që pasojat po  i bartin qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës kurse përfitues material dhe politikë po dalin Serbia dhe Prokrusti Jack Smith,  tash i shndërruar në ndjekës personal të Trampit”, thuhet tutje në komunikatë.

Post Views: 191

Poste të ngjashme

Bjellorusia dënon me 10 vjet burgim fituesin e Nobelit për Paqe

Murati flet për skenare pa regji të opozitës: Kushtetutën po e shkelin ata që nuk po votojnë

03/07/2025, 11:25

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e shkel Kushtetutën. Postimi: Në vend se të bëjnë skenare...

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

03/07/2025, 11:16

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot partia e tij do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të...

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24

Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e sotme. Të enjten mbetet mot kryesisht...

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen...

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta,...

Lajmi i fundit

Bjellorusia dënon me 10 vjet burgim fituesin e Nobelit për Paqe

Murati flet për skenare pa regji të opozitës: Kushtetutën po e shkelin ata që nuk po votojnë

03/07/2025, 11:25
Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

03/07/2025, 11:16
Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv